Panorama Sport (Albania)

Panuçi piketon formacioni­n, risitë janë Abazaj dhe Ndoji

Përgatitje­t e Kombëtares në Zvicër për miqësoren

-

Kombëtarja ka vijuar dje ditën e dytë të përgatitje­ve përpara miqësores me Kosovën. Nën drejtimin e Panuçit dhe stafit të tij, kuqezinjtë kanë zbritur paradite dhe pasdite në fushën stërvitore të Grasshoper­sit. Sot, skuadra do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin e Zyrihut, ku edhe do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit me portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin Elseid Hysaj.

NGARKESA - Duke qenë se lojtarët vijnë nga një sezon i gjatë dhe i lodhshëm, trajneri dhe stafi i tij janë munduar që ngarkesa stërvitore për futbollist­ët të mos jetë maksimale. Kanë qenë disa seanca stërvitore të përqendrua­ra te taktika dhe lëvizjet e secilit repart në fushën e lojës.

EKIPI - Trajnerit Panuçi sot do t'i shtohen edhe tre futbollist­ët që dje kanë luajtur finalen e Kupës së Shqipërisë. Selmani, Lilaj dhe Gavazaj do të bashkohen me kuqezinjtë në Zvicër, për të qenë nën urdhrat e trajnerit italian.

GODITJET STANDARDE - Italiani i Kombëtares ka punuar gjithashtu me goditjet standarde gjatë pasdites së djeshme. Trajneri e ka të qartë që çdo episod në një ndeshje ka vlerë, ndaj edhe kërkon që futbollist­ët e tij të jenë të përgatitur për çdo situatë të mundshme.

FORMACIONI - Si gjithmonë, trajneri Panuçi mundohet që të mos jetë prezent në media formacioni­n para ndeshjeve. Mirëpo, duke qenë se seancat stërvitore kanë qenë të hapura, është kuptuar që dyshja Qaka-Ramadani pritet që të ketë çelësat e mesit të fushës. Roshi dhe Abazaj pritet që të kenë nga një fanellë titullari, teksa në veprimet sulmuese janë parë që të ndërrojnë shpesh pozicionet mes tyre. Në linjën e mbrojtjes, zgjedhjet janë më të kufizuara. Në të majtë, Lenjani shihet si alternativ­a më e mundshme, ndërsa në krahun tjetër pritet të luajë Hysaj. Qendra e mbrojtjes mund të ketë një balotazh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania