Panorama Sport (Albania)

“Qëndroj në Superligën turke”

“Kundër Kosovës një ndeshje e luftuar në fushë, Guri po ndjek rrugën time”

-

B omberi i Kombëtares, Sokol Cikall eshi, foli në konferencë­n për shtyp në grumbullim­in e kuqezinjve në Zvicër. Sulmuesi kavajas foli për përgatitje­t e ndeshjes ndaj Kosovës që do të luhet nesër duke treguar se trajneri po punon mjaft mirë në stërvitje. Cikalleshi ka komentuar edhe të ardhmen, ku ka treguar që pas rënies së Osmanlispo­rit, me shumë gjasa, ai do të luajë përsëri në Superligën turke.

PJESË E KOMBËTARES

"Të jesh pjesë e Kombëtares, është gjithmonë kënaqësi dhe nder. Për mua është gjithmonë si hera e parë. Me trajnerin ndihemi mirë dhe po punojmë në stërvitje taktike, që do të na ndihmojë në ndeshjen me Kosovën. Ne bëjmë punën tonë, duke dhënë më të mirën në stërvitje, pastaj është trajneri ai që vendos për formacioni­n. Gjithmonë ka pasur ndryshime. Unë dhe sulmuesit e tjerë jemi të gatshëm për çdo situatë, pastaj varet nga zgjedhjet e trajnerit".

E ARDHMJA

"Duke qenë se Osmanlinsp­ori ra në Kategorinë e Dytë, e ardhmja është disi mister dhe menaxheri po merret me ofertat. Kjo verë do të jetë disi e lodhshme për mua, mendoj se do të luaj përsëri në Superligë, por duhet të jetë interesi i përbashkët

edhe me klubin. Kam edhe dy vjet të tjera kontratë dhe jam profesioni­st. Nuk jam lojtar që e braktis anijen. Por do të jetë interes i përbashkët, nëse largohem, do të largohem me marrëveshj­e, me dëshirën e klubit. Do të jem me shumë

mundësi në elitën e futbollit turk".

ABAZAJ DHE GURI

"Është shumë mirë për kampionati­n shqiptar që lojtarë të ndryshëm kalojnë në kampionate­t e Europës. Rruga që po ndjek Guri është pak a shumë si rruga ime. Edhe unë në atë moshë u largova nga Shqipëria. Abazaj dhe Guri janë talente që do t'i shërbejnë ekipit, kanë shumë potencial dhe do të bëjnë më të mirën". KOSOVA DHE UKRAINA

"Ndeshja e parë me Kosovën është disi më interesant­e, konsideroh­et vëllazëror­e, por do të jetë e luftuar në fushë. Edhe atmosfera në tribunë do të jetë shumë e bukur. Uroj të marrim rezultat pozitiv. Pastaj kemi Ukrainën, ekip disi më i fortë. Jemi ndeshur me këtë skuadër para Europianit dhe na mundi. Duhet t'i bëjmë gjërat më ndryshe këtë herë. Do të jetë test i mirë për trajnerin dhe lojtarët për të parë se ku jemi", ka deklaruar Sokol Cikalleshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania