Panorama Sport (Albania)

30 mijë bileta të shitura, Berisha: Ndeshje e zakonshme

Trajneri Shalande, i fokusuar te kualifikue­set

-

iqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës pritet që të luhet në një stadium të tejmbushur. Impianti i Zyrihut në Zvicër deri më tani ka të garantuar praninë e rreth 30 000 tifozëve, teksa mediat kosovare raportojnë se ky numër biletash të shitura është tejkaluar. Prania e shqiptarëv­e të Shqipërisë dhe Kosovës anembanë Europës ka bërë që stadiumi të jetë drejt ezaurimit të plotë. TRAJNERI

Këto dy përfaqësue­se e kanë zhvilluar edhe një miqësore përpara disa vitesh, pas kualifikim­it të Shqipërisë në Europian, mirëpo për trajnerin e ri të Kosovës do të jetë hera e parë që drejton skuadrën në një takim të tillë. Shalande, në deklaratën e dhënë për "SuperSport", ka deklaruar se fokusi kryesor janë ndeshjet e Ligës së Kombeve. "Detyra ime është të punoj dhe të përgatis ekipin për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe për të qenë gati në muajin shtator. Është mirë që t'i kemi të gjithë lojtarët në dispozicio­n për t'u përgatitur sa më mirë për muajin shtator. Do t'ua jap mundësinë të gjithë futbollist­ëve. Shqipëria është skuadër shumë e fortë, por për mua e rëndësishm­e është të përgatitem­i kundër Azerbajxha­nit në muajin shtator. Gjithsesi, kam dëshirë ta fitoj këtë ndeshje". BERISHA

Mesfushori i përfaqësue­ses së Kosovës, Bernard Berisha, foli për mikrofonin e "SuperSport" pas stërvitjes së zhvilluar gjatë ditës së djeshme në lidhje më përgatitje­t për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Ish- futbollist­i i Skënderbeu­t u tregua indiferent dhe e cilësoi

ndeshjen me kuqezinjtë pa ndonjë rëndësi të madhe. "Ndeshja kundër Shqipërisë do të jetë si të gjitha ndeshjet, nuk është se ka ndonjë rëndësi shumë të madhe. Secila përfaqësue­se mundohet të fitojë dhe të luajë sa më mirë. E rëndësishm­e është që tifozët të kënaqen me lojë të mirë. Shpresoj t'ia dalim", është shprehur Bernard Berisha, i cili luan tek Ahmat Grozni me Roshin dhe Balajn, në kampionati­n rus. Më tej, ai ka komentuar përgatitje­t e përfaqësue­ses së Kosovës dhe një shqetësim të pësuar në stërvitje. "Është gjithçka në rregull dhe tani që ka përfunduar edhe seanca stërvitore, po ndihem më mirë. Kemi një javë që kemi përfunduar sezonin, por secili është profesioni­st këtu dhe bën më të mirën. Gjithçka është në rregull, grupi është shumë i mirë dhe ka lojtarë të rinj që po mundohen të përshtaten sa më shpejt. Shpresoj që të gjithë të japim maksimumin. Ambientimi ka qenë shumë i lehtë, sidomos kur e merr me sinqeritet dhe kërkon të luash për vendin tënd", ka deklaruar Bernard Berisha.

 ??  ?? Bernard Berisha në
miqësoren kundër Shqipërisë e luajtur
në Prishtinë
Bernard Berisha në miqësoren kundër Shqipërisë e luajtur në Prishtinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania