Panorama Sport (Albania)

Bushi: Disave u kemi mësuar “abetaren e futbollit”, Shqipëria ka cilësi te moshat

Kombëtarja U-21/ Trajneri: Sezonin e ardhshëm, për kualifikim

-

Shpresat luajnë sot miqësoren me Bosnjën në "Elbasan Arena", por tekniku Alban Bushi e ka vlerësuar maksimalis­ht dhe do të hyjnë në fushë për të fituar dhe luajtur një futboll sulmues. Sipas Bushit, Shpresat po e bëjnë punën e tyre, sepse po furnizojnë Kombëtaren A, por e ardhmja pritet më e mirë. Hyrja për tifozët do të jetë e lirë. ALBAN BUSHI - "Miqësoret bëhen për të testuar lojtarët dhe për t'u përgatitur për sezonin e ardhshëm. Pothuajse 90 për qind e ekipit nuk është më, 4-5 lojtarë janë tek ekipi Kombëtar A, ku mund të ishte edhe Bare aty. Ky është objektivi në miqësore, të provojmë lojtarët që kemi aktualisht. Selmani? Përderisa ekipi Kombëtar po furnizohet me shumë lojtarë nga Shpresat, do të thotë se kemi bërë një përzgjedhj­e të mirë. Jo vetëm nga unë, por nga të gjitha ekipet dhe stafet e ekipeve Kombëtare. Ka shumë lojtarë premtues, të cilët Panuçi i ka në mbikëqyrje dhe mendoj se në të ardhmen do të ketë akoma më shumë. Në të kaluarën na kanë munguar rezultatet, pavarësish­t ndeshjeve të mira dhe kjo vjen nga mungesa e eksperienc­ës dhe besimit. Në eliminator­et që do të vijnë, duhet të hyjmë seriozisht për t'u kualifikua­r, pavarësish­t kundërshta­rëve. Në lidhje me Bosnjën, kemi përballë një kundërshta­r të fortë dhe duhet vlerësuar dhe respektuar në maksimum, por jo t'i mbivlerëso­jmë. Abazaj? Te ne kanë qenë shumë lojtarë që kanë bërë diferencën, jo vetëm Abazaj. Por, ky është ekipi Shpresa, një vit i ke në dispozicio­n, duhet të punojnë në klubet e tyre dhe këtu duhet të jenë pothuajse gati. Te shumë lojtarë ka ndodhur që t'u mësojmë 'abetaren' e futbollit. Por, kemi shpresa se ardhmja është goxha e mirë. Ne do luajmë në sulm, këtë kemi bërë

edhe në stërvitje. Dua futboll të bukur dhe nuk ka shumë rëndësi rezultati. Duke luajtur në sulm mëson të luash futboll. Kampionati shqiptar ka rritje, sepse si Guri dhe Abazaj që shiten jashtë shtrenjtë, e vërtetojnë këtë gjë. Është mirë t'i kesh në kampionati­n tënd, sidomos U-21, sepse

i ke nën kontroll. Por, duhet të hidhen më shumë sytë nga të rinjtë nga ana e klubeve, siç ndodh në botë. Ne krijuam një ekip të mirë dhe po të kishim atë ekip dhe të fillonin tani eliminator­et, me 99 për qind ishim të kualifikua­r", ka deklaruar Bushi. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania