Panorama Sport (Albania)

Riçardo bën “taksistin”, fitore pa drithërima

Në Montekarlo, podiumi u plotësua me Fetel e Hamilton

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Thjesht perfekt. Aus traliani i Red Bull, më në fund, arrin të triumfojë në Çmimin e Madh të Monakos, duke marrë një fitore që e ndiqte prej kohësh dhe që i është afruar shumë gjatë këtyre dy viteve të fundit. I mbështetur nga një skuderi e shkëlqyer si Red Bull, edhe pse me një problem me fuqinë motorike, Riçardo ka marrë një sukses prestigjio­z në Principatë, në një garë me sens unik, e cila u gjallërua vetëm pas futjes së "Safety Car" në momentet finale, pas një incidenti ndërmjet Lëklerk dhe Hartlej, 6 xhiro nga fundi.

FERRARI E DYTA - Kokëkuqja duhet të kënaqet me vendin e dytë të Sebastian Fetel, që ka ruajtur pozicionin e kualifikim­eve dhe ka bërë një ngushtim të vogël në klasifikim me Hamiltonin, që u rendit i treti me një Mercedes më pak brilante se zakonisht. Vendi i katërt dhe i pestë shkon respektivi­sht për Kimi Raikonen dhe Valteri Botas, ndërsa dhjetëshja e pilotëve të parë u plotësua nga Oçon, Gasli, Hylkenberg, Vershtapen dhe Sainz.

GARA - Gjithçka starton sipas parashikim­eve, pa asnjë surprizë, me Riçardon dhe Fete-

lin që ruajnë pozicionet e tyre, ashtu sikurse pas tyre Hamilton dhe Raikonen nuk duan të rrezikojnë kurrsesi. Fetel provon t'i afrohet Riçardos, por australian­i tregohet i kujdesshëm, duke mos i lënë hapësira parakalimi dhe më pas krijon një distancë sigurie me Ferrarin. Rreth xhiros së 30-

të, gara bëhet interesant­e, pasi në makinën e Riçardos shfaqet një problem me fuqinë motorike dhe për pasojë Fetel përfiton duke u afruar, ku më pas tenton parakalimi­n, por që do të jetë e pamundur, pasi australian­i edhe pse ngadalëson arrin ta ruajë vendin e parë deri në fund, duke fituar garën.

RIÇARDO - Shumë i entuziazmu­ar pas fitores së shtatë në karrierën e tij, pilot australian do të shprehej: "E kam pritur me padurim. Është një ndjesi e shkëlqyer. Kur m'u shfaq problemi teknik mendova se jam i pafat, por më pas për fat të mirë gjithçka shkoi si duhet", nënvizoi Daniel Riçardo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania