Panorama Sport (Albania)

Zidan mbreti i finaleve, Klop vetëm... qan

Tekniku gjerman i humb thuajse të gjitha, 6 nga 7

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Fate diametrali­sht të kundërta për Zine din Zidanin dhe Jyrgen Klopin. I pari ka fituar të gjitha finalet që ka diskutuar si trajner, ndërsa i dyti i ka humbur thuajse të gjitha (6 nga 7). Trajneri i Realit të Madridit po jeton një ëndërr, ndërsa kolegu i tij gjerman një makth të vërtetë. Francezi, në dy vite e gjysmë që drejton "galaktikët" ( prej 4 janarit 2016), ka luajtur në tetë finale, duke dalë prej të gjithave triumfues: Tre Liga Kampionesh, dy Superkupa Europe, dy Botërorë Klubesh dhe një Superkupë Spanje. Janë statistika të jashtëzako­nshme për çdo trajner në histori dhe Zizu është që tani tekniku i dytë më fitues në historinë e madrilenëv­e dhe mbetet pas vetëm legjendës Migel Munjoz: 15 kundër 9. Ish-mesfushori ka fituar një trofe çdo 17 ndeshje të luajtura në stolin e "Los Blancos", duke barazuar edhe legjendat e kalibrit si Peisli apo Ançeloti (në kuotën e tre Champions-eve). Por, asnjëri prej tyre nuk ka arritur t'i fitojë tri herë radhazi.

KLOP QAN - Por, nëse Zidan nuk e ka ndier ende shijen e humbjes në një finale, për të mund të pyesë rivalin që kishte përballë në mbrëmjen e magjishme të Kievit të shtunën, Jyrgen Klop. Të shumta lotët e derdhura nga trajneri gjerman, i cili në aktin e fundit ka parë gjithnjë të festojnë të tjerët. Tekniku aktual i Liverpulit ka diskutuar gjatë karrierës së tij shtatë finale dhe vetëm në vitin 2012, me Borusian e Dortmundit, ka arritur që të festojë, duke ngritur në qiellin e Berlinit Kupën e Gjermanisë. Në Kiev, Klop vendosi edhe një tjetër rekord negativ. Ai barazoi Arsen Vengerin (ish-trajnerin e Arsenalit) dhe Hektor Kuperin (trajnerin e Egjiptit), si të vetmit trajnerë që kanë humbur tri finalet e para europiane (në 2013, në "Wembley", atë të Champions- it kundër Bajernit të Mynihut. Në Ligën e Europës, këtë herë në stolin e Liverpulit kundër Sevijës në vitin 2016 dhe ndaj Realit në Kiev, përsëri në Ligën e Kampioneve). Për më tepër, vetëm Udo Latek, Vujadin Boskov dhe Luis Van Gal i kishin humbur dy finale të Ligës së Kampioneve me dy ekipe të ndryshme. Kësaj liste i shtohet edhe mjeshtri i kundërpres­ingut, pas disfatave me Borusian e Dortmundit dhe Liverpulin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania