Panorama Sport (Albania)

Klop këndon me tifozët: E pamë Realin, kishte gjithë fatin e ndyrë

-

Jyrgen Klop e ka përqafuar plotësisht kulturën britanike të futbollit. Dhe këtë e ka treguar më së miri videoja e shpërndarë në "Twitter" e tifozëve të Liverpulit, në të cilën shfaqet trajneri i Liverpulit, teksa këndon bashkë me ta në orën 6 të mëngjesit të së dielës: "We saw the European Cup, Madrid had all the f***ing luck" (Ne e pamë finalen e Ligës së Kampioneve, Reali i Madridit pati gjithë fatin e ndyrë". Nëse nuk do ta kishit parë finalen dhe nuk do ishte Klop në një klub anglez, zor se do t'i kishim besuar se këto pamje, ishin të një trajneri dhe tifozëve që dilnin pas pak orësh të një finaleje të humbur të Ligës së Kampioneve. Njëri nga tifozët mbante në qafë medaljen e finales së trajnerit gjerman. Dy nga golat e pësuar nga Liverpuli në Kiev erdhën si pasojë e dy gabimeve të pabesueshm­e të portierit Loris Karius. "Gabimi i dytë ndodhi prej të parit. Është shumë e vështirë të largosh mendimet e këqija nga koka. Loris e di këtë, të gjithë e dinë këtë. Është një fatkeqësi që ndodh në një ndeshje të tillë dhe në një sezon si ky. Më vjen keq për të. Ai është një djalë fantastik", tha Klop, që nuk e kurseu edhe ironinë kur i kujtuan se ai është një nga trajnerët më humbës të historisë: "Unë nuk punoj për të stërvitur më të mirët, unë punoj për të stërvitur skuadra për të mundur më të mirët". Nuk mungoi asnjë batutë për Serxho Ramosin, i akuzuar se e dëmtoi qëllimisht Salahun: "Urime Realit, sepse nuk duhet harruar se ata fituan Champions-in.

Sigurisht që ishte një moment vendimtar në ndeshje. E di që kur e thua diçka të tillë pasi ke humbur një ndeshje, duket sikur je pak humbës i keq, por për mua ishte një ndërhyrje e ashpër. Ishte pak si mundje dhe fatkeqësis­ht Salah ra me shpatull. Nuk besoj se Ramos ka bërë

shumë miq në Egjipt pas kësaj. Ishte një dëmtim serioz që i dha besim Realit dhe na shokoi neve. Bejl ishte vendimtar dhe goli me roveshatë ishte i pabesueshë­m. Ne goditëm shtyllën. Diferenca është që të duhet pak fat dhe ne nuk e patëm. Përkundraz­i patëm fat të keq".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania