Panorama Sport (Albania)

Gjashtë destinacio­net e mundshme të Bejlit, Gigs: Është më i miri

-

Menjëherë pasi vulosi triumfin e Realit në finalen e Championsi­t kundër Liverpulit, i dyti në listë pas Kristiano Ronaldos që tronditi Realin ishte Garet Bejl, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga klubi në verë. Uellsiani nuk e fshehu zhgënjimin që trajneri Zidan e la edhe njëherë në stol në një ndeshje kaq të rëndësishm­e dhe tha se do të ulet me menaxherin e tij për të diskutuar të ardhmen. "Unë dua të luaj çdo javë dhe kjo nuk ka ndodhur këtë sezon. Kam pasur një dëmtim shumë disa muaj më parë, por prej atëherë kamë qenë OK dhe duhet të ulem me menaxherin për të diskutuar të ardhmen", tha 28- vjeçari pas finales. Por, cilat janë destinacio­net e mundshme të sulmuesit në rast se largohet nga "Bernabeu"? Britanikët e "Mirror" kanë bërë një listë me 6 klube, në krye të të cilave ndodhet natyrisht Mançester Junajtid. Destinacio­ni më i mundshëm i Bejlit është "Old Trafford dhe Zhoze Murinjo nuk e ka fshehur kurrë admirimin për ish- yllin e Totenhemit. Edhe këta të fundit do ta prisnin krahëhapur ish- talentin e tyre. Një tjetër stacion i mundshëm është edhe Bajerni, që kërkon gjak të ri për të zëvendësua­r veteranin Roben. Klube të tjera të mundshme që do interesohe­shin për një transferim të mundshëm të uellsianit janë edhe PSG, Juventusi dhe Çelsi.

ELOZHET E GIGS - Trajneri i Uellsit dhe legjenda e Junajtid, Rajan Gigs, e ka cilësuar Bejlin pas paraqitjes në finalen e Kievit si lojtarin më të mirë uellsian që ka parë ndonjëherë: "Është më i madhi që unë kam parë. Sigurisht që nuk kam parë Xhon Çarlsin dhe të tjerët në ato kohë, por lojtarët e mëdhenj shfaqen në momentin e duhur dhe bëjnë diferencën. Garet e ka bërë në dy finale të Champions-it. Dhe të fitosh 4 të tilla, të shkosh te Reali dhe jesh kaq i suksesshëm, duhet të jesh më i miri".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania