Panorama Sport (Albania)

Salah mund t'ia dalë për Botërorin, Mido akuzon: Ramos e dëmtoi qëllimisht

Sulmuesi egjiptian kryen vizitat: Jam një luftëtar, dua të jem në Rusi

-

Lotët në fytyrën e Mohamed Salahut lënë vend për pak buzëqeshje. Vërtet do të duhet ende pak kohë për të shuar zhgënjimin për dëmtimin e pësuar në minutën e 30-të të finales së Ligës së Kampioneve, ku pa dyshim Liverpuli do të kishte bërë një tjetër ndeshje me atë në fushë, por të paktën, Mohamed Salah ka shanse që të shfryjë të gjithë vrerin e tij, duke qenë protagonis­t në Botëror. Pas dëmtimit të pësuar në Kiev, në shpatull, në duelin me Serxho Ramosin, lajmet e ditës së djeshme kanë përgënjesh­truar diagnozën e rëndë që doli pas finales së Champions-it. Nëse fillimisht mendohej se dëmtimi në shpatull ishte aq i rëndë sa egjiptiani mund të humbte Botërorin, dje alarmi ka rënë disi, sepse Salah ka vetëm një ndrydhje të rëndë në shpatulla, jo një frakturë dhe ky problem mund të rikuperohe­t brenda 3 javëve, gjë që do të thotë se 25-vjeçari mund të jetë në fushë për kombëtaren e tij, me rastin e Botërorit "Rusi 2018". Këtë gjë e ka komunikuar vetë stafi i Kombëtares së Egjiptit: "Salah mund të jetë në Botëror", duke kujtuar se "Faraonët" do të debutojnë në Kupën e Botës më 15 qershor kundër Uruguait.

POSTIMI I SALAH - Edhe vetë Mohamed Salah nuk kërkon që të dorëzohet, pas vizitës së djeshme të bërë në spital, i ndjekur nga mjekët e përfaqësue­ses së tij dhe pas vlerësimit të problemit në shpatulla postoi dhe siguroi tifozët e tij: "Ishte një natë vërtet e vështirë, por unë jam një luftëtar. Pas kontrollev­e, kam besim se do të jem në Botëror, për t'iu bërë të gjithë ju krenarë. Dashuria dhe mbështetja juaj do të jenë forca ime për t'u rikuperuar shpejt". MIDO AKUZON RAMOSIN - Ish-ylli i Kombëtares së Egjiptit dhe ish-sulmuesi i famshëm i Ajaksit, Mido, ka sulmuar ashpër mbrojtësin e Realit të Madridit, Serxho Ramosin: "Kushdo që kupton nga futbolli e di dhe e kupton mirë se Serxho Ramos e kishte programuar që t'i bënte qëllimisht keq Salahut. Ai preferoi që t'i mbante krahun të bllokuar dhe jo ta lëshonte të binte në tokë, në mënyrë natyrale. Ramos e ruajti këtë rast për ta dëmtuar dhe kjo është e vetmja e vërtetë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania