Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Ikardi do Interin, por në mes është klauzola

“Për ta luajtur duhen kampionë. Lautaro? Dyshe me Mauron”

- Përgatiti: LEDIO NASE

ek Interi të gjithë janë projektuar te sezoni i ardhshëm, kur më në fund zikaltrit do mund të përqafojnë sërish një kompeticio­n prestigjio­z si Ligën e Kampioneve. Për trajnerin Luçiano Spaleti nuk ka ardhur ende koha për pushim. Të shtunën në mbrëmje, për shembull, ka ndjekur Real MadridLive­rpul, finalen e turneut madhor. Dhe, për "Premium Sport", tekniku zikaltër ka folur për atë çka do mund të jetë e ardhmja e skuadrës: "A do më përmbushen dëshirat e merkatos për të përballur Championsi­n? Interi ka profesioni­stë me emër kur flasim për merkaton dhe, me sa kam parë, kanë kryer lëvizjet e duhura: së bashku do bëjmë ndryshimet e përmirësim­et që nevojiten për të luajtur kompeticio­nin më të rëndësishë­m në botë. Nëse nuk je mësuar, një turne i këtij niveli mund të luajë shaka të hidhura: si Liverpuli".

CHAMPIONS-i, SI "DISNEY" - Po, sepse për zikaltrit sezoni 2018-' 19 simbolizon mbi të gjitha rikthimin në Champions. "Çdo herë që shoh një ndeshje të këtij kompeticio­ni vë re që është më ekskluzivi në botë, - ka vijuar Spaleti për 'Sky Sport'. - Më pëlqen ta shoh në televizion, më pëlqen ta luaj e, mbi të gjitha, ta jetoj personalis­ht. Duke shtuar gjithë efektet speciale… mund të konsideroh­et 'Disney' i futbollit. Për çdo lojtar është një ëndërr e shndërruar në realitet. A ndihem i karikuar? Jam një vizitor, jo një personazh: festën e Champions-it do doja ta shihja të gjithën. Ndaj, do e luajmë duke kërkuar menjëherë mentalitet­in e duhur, sepse karakteri dhe personalit­eti mund të bëjnë diferencën".

NEVOJITEN KAMPIONË - Spaleti (në deklaratën për "Premium"), shtoi: "Champions-i kërkon lojtarë të fortë që i gjejnë zgjidhjet të vetëm, si në këtë finale. Nëse dëshiron ta fitosh, nevojiten kampionë, si ata të Realit: 'kafshë' të vërteta! Përndryshe përfundon si tifozët e Liverpulit… Karius (portieri i të kuqve) ka nivel, por nuk është mësuar me atë kompeticio­n".

IKARDI? - Tani, për rikthimin në skenën madhore, duhet projektuar fillimisht e ardhmja e skuadrës, që do nisë nga Mauro Ikardi. Spaleti (këtu, për "SkySport") ka analizuar: "Me Ikadin kemi folur disa herë: ka dërguar sinjale precize, nuk ka kurrë dyshime kur diskuton, - ka shpjeguar trajneri toskan. - Mauro tek Interi ndihet mirë dhe dëshiron të qëndrojë,

më pas disa klube, për sa kohë ekziston klauzola, mund të vendosin të të marrin një lojtar dhe mund ta bëjnë. Duhet të jesh gati për gjithçka, megjithatë për momentin nuk ka sinjale e as dyshime mbi dëshirën e Ikardit: fakti që ka shkuar në aeroport për të marrë Lautaro

Martinezin ("i cili, është një lojtar i fortë: ka teknikë, finalizon, luan me skuadrën dhe mund të përdoret si 'pykë' e dytë me Ikardin", ka shpjeguar Spaleti) tregon gjithçka rreth respektit që ai ka për shokët e tij të skuadrës. Kjo është arsyeja përse ai mban shiritin e kapitenit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania