Panorama Sport (Albania)

Nis “epoka” e Emre Xhan, Juvja pret edhe De Ligt

Gjermani përshëndet­i të kuqtë. Holandezi për mbrojtjen

-

Emre Xhan ka palosur për herë të fundit fanellën e kuqe: ndeshja e fundit ( thuajse me 100%) ka qenë finalja në Kiev (e humbur 3-1 ndaj Realit), ashti siç ka premtuar vetëm Jyrgen Klop, i drejtpërdr­ejtë me lojtarët po aq sa me gazetarët në konferencë. Trajneri gjerman e kishte pritur pa shumë kundërshti­me zgjedhjen e Xhan për të mos rinovuar Liverpulin e për t'u transferua­r në Torino. Pavarësish­t nga gjithçka, ka pëlqyer dëshirën e 24-vjeçarit për t'u riaftësuar nga dëmtimi. Madje, edhe falë eventeve "të pafata", mesfushori arriti të jetë në fushë për disa minuta. Tani, megjithatë, për gjermano-turkun nis një kapitulli i ri juventin, nga korriku, në fushat e "Vinovo"-s. PRITJA E MADHE - Pasi ka kryer në Gjermani vizitat mjekësore, mbeten vetëm fotot rutinë në strukturat e klubit dhe teste të tjera në "J Medical". Më pas, firma në kontratën pesëvjeçar­e prej 6 milionësh në sezon. Hapat e fundit burokratik­ë duhet të materializ­ohen brenda javës, me përjashtim të vonesave të minutës së fundit: data e zbarkimit të mesfushori­t në Itali nuk është akorduar ende. Në çdo rast, pasi është rikthyer nga Kievi, Xhan do ndalet në Liverpul, qytet ku prej kohësh ka shitur shpinë. Nga andej do ndërmarrë udhëtimin drejt Torinos. MANOVRA NË MBROJTJE - Juvja megjithatë po mendon edhe për mbrojtjen. Benatia me shumë mundësi do largohet pas Botërorit, ndaj Bepe Marota po nis të stilojë listën e zëvendësue­sve të mundshëm: dihen Hoze Gimenez e Diego Godin, teksa emri që po qarkullon prej pak kohësh është Matijs de Ligt, holandezi me vitlindje 1999, qendërmbro­jtës i Ajaksit. Kostoja është e lartë (50 milionë euro), por edhe talenti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania