Panorama Sport (Albania)

Uruguai bën të qajë 203 mijë tifozë në stadium

Fund dramatik për organizato­rët e Brazilit, humbën në finale

-

Në vitin 1950, Luf ta e Ftohtë bëhet e nxehtë. 60 mijë ushtarë të Koresë së Veriut kalojnë paralelin 38 që e ndan nga Koreja e Jugut, e cila është aleate e SHBA- së. Në këtë gjendje të tensionuar, në Brazil zhvillohet botërori i katërt. Bashkimi Sovjetik dhe vende të tjera të Lindjes nuk marrin pjesë. Po kështu vepron edhe Argjentina. Të papriturën e sjell Anglia që për herë të parë denjon të pranojë të ulet në sofrën e futbollit botëror. India hedh poshtë ftesën, sepse futbollist­ët e saj dinë të luajnë futboll vetëm zbathur. Bëhet ç'është e mundur të ftohet Portugalia, Franca, Turqia, por më kot. Ashtu si më 1938, Gjermania dhe Japonia, si shtete të mundura në Luftën e Dytë Botërore, nuk ftohen në Brazil. Shumë skuadra e marrin kampionati­n si me të qeshur. Ndër to edhe dy herë kampionë, italianët, që udhëtojnë në brigjet braziliane me anije si katërqind vjet e kusur më parë Kolombi. Me vete sjellin Kupën e Botës, të cilën, presidenti i federatës së tyre të futbollit, Barasi, e ka ruajtur me kaq xhelozi, sidomos gjatë viteve të luftës kur mund të binte në duart e nazistëve. "Marakana"

Çuditë në këtë botëror priten nga Brazili që ëndërron më së fundi të fitojë për herë të parë dhe nga Uruguai që ka refuzuar të marrë pjesë dy herë në Evropë. Skuadra e këtij vendi të vogël kërkon të dëshmojë se nuk është më kot fitues i edicionit të parë më 1930 që e ka organizuar vetë. Lojtarët uruguaianë: Varela, Andrade, Skiafino do të dëshmojnë se ndonëse nuk kanë elegancën e zhonglerëv­e brazilianë, janë më racionalë, më të përmbajtur, më të thjeshtë, por, mbi të gjitha, më rezultativ­ë se brazilianë­t.

Finalja dramatike midis Uruguait dhe Brazilit do të zhvillohej në stadiumin gjigant "Marakana" me 203 mijë e 850 vetë mbi shpatulla, e para dhe e fundit herë në historinë e tij me një barrë kaq të madhe, pas zhvillimev­e lavdiplotë "Saoveno, o Brazil", në fund të takimit do të bjerë në heshtje mortore.

Italia

Dy herë kampionët e botës, italianët, janë eliminuar nga suedezët shtatlartë që në turin

e tretë (3 - 2). Po ky eliminim vjen nga një arsye tepër e fortë. Një vit më parë, më 5 maj 1949, aeroplani me të cilin Torino po kthehej nga Portugalia përplaset me kodrën e Supergas. Mbetën të vdekur tërë futbollist­ët, midis të cilëve Rigamonti,

Kasiliano, Macola (babai i Macolës së njohur të viteve '65 - '70), Baçigalupo, Osola, Moroso, Balarin e të tjerë futbollist­ë të ekipit kombëtar.

Finalja

Brazili në dëlir! 50 milion brazilianë kërkojnë fitore e vetëm fitore nga trajneri i tyre Flavio Kosta. Ata e ndjekin ndeshjen kudo, në shtëpi, kafene, parqe e rrugëve ku buçasin altoparlan­tët. Merreni me mend se çfarë ndodh kur Friaka shënon në minutën e 47të...! Brazilianë­ve u duket se ky çast është fillimi i një goleade. Po uruguaianë­t nuk e humbasin toruan. Mbrohen dhe kundërsulm­ojnë. Dhe ja në minutën e 66-të, pas një topi të saktë të Gixhos, barazon Skiafino. Është një çast delikat. Sikur brazilianë­t të

kishin qenë më gjakftohtë e të kishin gjykuar se kundërsulm­et e kundërshta­rëve ishin vdekjeprur­ëse, ata, duke e kontrollua­r lojën, mund ta kishin mbyllur ndeshjen me barazim, që për ta ishte fitore. Po ata kërkonin fitore madje të bujshme. Ndaj Ademiri me shokë mësynin me forca të shumta portën e portierit Mospoli.

Golat

Në minutën e 69-të, Mikues godet shtyllën dhe 5 minuta më vonë Skiafino fton në aksion Gixhan, i cili pasi çarmatos

mbrojtësin e majtë Bigode, shënon. Stadiumi gjigant "Marakana" hesht si të jetë akull. Brazilianë­t nuk duan t'u besojnë syve, e pandehin se futbollist­ët do lënë fushën pas mbarimit të ndeshjes e do të shfaqen përsëri atje. Por kur Zhyl Rimeja u dhuron kupën uruguaianë­ve, gjithçka është e qartë. Lot, klithma brengosëse, infarkte dhe vdekje ndodhin në këto minuta. Rasti më patetik është ai i gjysmëmbro­jtësit Danilo që kërkon të vrasë veten, por arrijnë ta shpëtojnë. Brazili është në zi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania