Panorama Sport (Albania)

Mançini nis aventurën: Donaruma po, Baloteli...

-

Italia do të luajë sot në orën 20:45 ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit të ri, Roberto Mançini, përballë përfaqësue­ses së Arabisë Saudite. Trajneri ka folur në intervistë­n përpara ndeshjes, duke u shprehur shumë i emocionuar për këtë fillim të ri të "axurrëve". "Nesër (sot) do të jetë shumë emocionues­e, është ndryshe nga herët e tjera për mua. Të stërvitësh skuadrën kombëtare është aspirimi më i madh në karrierë për një trajner", u shpreh Mançini. Më tej, ai vazhdon: "Është një fillim i ri, kërkon entuziazëm. Dua që lojtarët të luajnë futboll dhe të argëtohen. Formacioni? Donaruma do të luajë nga minuta e parë ndërsa për Balotelin duhet të presim. Do të varet nga ai. Mario është një futbollist italian. Ai është thirrur edhe nga trajneri Ventura në të shkuarën, por atëherë ka pasur probleme fizike, - vazhdon "Manço". - Unë thjesht e kam rithirrur, ai është një ndër sulmuesit që kam grumbullua­r dhe shpresoj të na ndihmojë edhe në të ardhmen, sepse Mario është në moshë të re. Nëse Baloteli është në formë dhe luan siç di ai, atëherë nuk besoj se do të ketë asnjë problem. Unë preferoj të luaj mirë dhe të fitoj. Ndeshjet miqësore gjithmonë kanë qenë pozitive në aspektin praktik. Këtu te ne është një fillim i ri dhe do të jetë diçka e rëndësishm­e për mua dhe lojtarët. Motivimi nuk mungon. Nëse gjërat nuk

po shkojnë mirë, atëherë ky nuk është faji i një personi të vetëm. Po e përsëris, djemtë duhet të mendojnë vetëm të luajnë futboll dhe të zbaviten, pa menduar për gabimet.

Ndihem i nderuar që ndodhem këtu dhe shpresoj të jem njëri nga ata që mund të fitojë Kupën e Botës. Por, tani është e vështirë të flasim kështu", përfundoi trajneri italian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania