Panorama Sport (Albania)

KUPA E POLEMIKAVE, dopietë e Skënderbeu­t

Korçarët fitojnë për herë të parë, vendos një penallti e dhuruar nga gjyqtari

- FOTO: F. Hazizllari

Shfryn Takaj: UEFA po e përdor Skënderbeu­n si kavje Shfryn Takaj: UEFA po e përdor Skënderbeu­n si kavje Daja: I thashë Mezanit që do fitoja, ja çfarë i kërkoj Shehit Daja: I thashë Mezanit që do fitoja, ja çfarë i kërkoj Shehit Osmani: Superkupën e luajmë ndaj gocave të Partizanit Osmani: Superkupën e luajmë ndaj gocave të Partizanit Arbitrat rrethohen nga laçianët, tifozët shkatërroj­në stolat Arbitrat rrethohen nga laçianët, tifozët shkatërroj­në stolat

S kënderbeu ka mbyllur një sezon të shkëlqyer duke fituar për herë të parë në histori Kupën e Shqipërisë, pasi ngriti pak ditë më parë edhe titullin kampion. Korçarët kanë siguruar trofeun e 66- të të Kupës, që u ka munguar në vitet e fundit të shkëlqimit të tyre në finalen përballë Laçit, e cila u vendos nga një 11metërsh i dyshimtë i kthyer në gol nga Sabjen Lilaj. Trofeu i dhënë nga presidenti i vendit, Ilir Meta, është ngritur nga kapiteni i korçarëve, Orges Shehi, që me shumë gjasa e ka pasur dje takimin e fundit në karrierë. Ndërsa kurbinasit në këtë sezon duhet të kënaqen me vendin e katërt në renditje, pasi kanë siguruar edhe një vend në Europa Ligë.

PJESA E PARË - Vangjeli jep një top të gjatë nga mesfusha e Skënderbeu­t dhe Xhejms del përballë Selmanit, por ky i fundit arrin që të dalë dhe të kontrolloj­ë sferën. Minuta e dytë dhe korçarët japin sinjalin e parë në portën kundërshta­re, por vetëm kaq, pasi kurbinasit mbrohen mirë dhe mbyllin të gjitha hapësirat në mbrojtjen e tyre dhe mesfushë, duke mos u lënë shumë mundësi të besuarve të trajnerit Daja që të organizojn­ë sulme të shpejta. Megjithatë, Nimaga dhe Soue do të jenë një rrezik konstant për bardhezinj­të që në këto minuta mendojnë vetëm për të mos pësuar një gol, i cili do t'u kushtonte shumë. Por, në aksionin e parë të rrezikshëm, kurbinasit kanë shansin e artë që të kalojnë në avantazh. Në minutën e 32- të, Fangaj ul bukur për Rexhinaldo­n që përballë portierit Shehi gjuan lehtë dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë që të presë. Skënderbeu nuk humbet kohë dhe kundërpërg­jigjet menjëherë me Xhejms, i cili në një aksion individual arrin të depërtojë brenda zonës kundërshta­re duke bërë gjithçka mirë, por në momentin e fundit të goditjes lë shumë për të dëshiruar. Ritmi i lojës nis të bjerë dhe Skënderbeu lë hapësira në mesfushë që shfrytëzoh­en nga laçianët. Dy minuta nga fundi, në një zbritje të shpejtë, Nika jep një pasim për Uzunin që mbërrin një kohë vonesë dhe nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë i takimit e gjen Laçin në sulm dhe Rexhinaldo mund të shënojë pas një krosimi të Lushkjes, por gjuan keq me kokë. Nuk vonon kundërpërg­jigjja e bardhekuqv­e me një rast të pastër, ku Gavazaj merr një asist nga

Xhejms dhe përballë Selmanit gjuan fort, por ky i fundit arrin të grushtojë. Mezani bën lëvizjen e parë dhe Eskerda i lë vendin Kallakut që punon mirë në mesfushë dhe krijon hapësira, por korçarët janë të vendosur në mbrojtje dhe kurbinasit nuk depërtojnë

dot. E kundërta ndodh në sulmin e Skënderbeu­t, ku në minutën e 65-të do të vijë edhe rasti më i diskutuesh­ëm i takimit, që vendosi edhe skuadrën fituese. Minuta e 65-të dhe Xhejms i drejtohet portës së laçianëve, por Gjoni e ndërpret mbi vijën e 16-

shes. Kryesori Hamiti heziton fillimisht të marrë vendim, por pasi konsultohe­t me anësorin Barushi dhe asistentin pas porte Jorgjin, drejton gishtin te pika e bardhë, çka sjell protesta të laçianëve. Lilaj, nga pika e bardhë dy minuta më vonë, nuk gabon

dhe kalon skuadrën e tij në avantazh. Pas pësimit të golit, kurbinasit goditen psikologji­kisht, megjithatë hidhen në sulm për të barazuar shifrat, por të ndikuar edhe nga presioni gabojnë shumë para portës kundërshta­re. Në fakt, bardhezinj­të

do të gjejnë golin e barazimit në minutat shtesë të takimit me Gjonin, por ai është dukshëm në pozicion jashtë loje. Ndërsa Skënderbeu do ta mbyllë takimin me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Radasit në fundin e ndeshjes.

 ??  ?? Skënderbeu, fitues i edicionit të 66- të të Kupës së Shqipërisë
Skënderbeu, fitues i edicionit të 66- të të Kupës së Shqipërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania