Panorama Sport (Albania)

Gafat në finale, portieri Karius kërcënohet me jetë

24-vjeçari kërkon sërish falje: E kam të pamundur të fle, dy gabimet më përndjekin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Loris Karius nuk mund të harrojë dhe ndoshta do ta ketë të vështirë edhe për shumë kohë finalen e së shtunës. Liverpuli i tij kishte një ëndërr me emrin Champions dhe portieri nga Baden Vyrtenberg­u ia shkatërroi, me dy gabime që nuk falen as në ndeshjet e kalçetos mes miqsh. Mea culpa e 24-vjeçarit, pas mediave iu përsërit trajnerit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve. Gjithsesi, nëse ata që ishin të pranishëm në Kiev edhe mund t'ia kenë falur gafat Kariusit, por pa dyshim jo të gjithë, kishte si gjithmonë edhe nga ata që vrerin e tyre e kanë shfryrë në mënyrë të turpshme, por ndoshta edhe të frikshme, duke qenë se në adresat e rrjeteve të tij sociale kanë ardhur edhe kërcënime me vdekje, aq sa policia e Mersejsajd­it ka hapur një hetim. Gjithsesi, ndërsa policia bën punën e saj, rituali i faljeve publike për biondin e Liverpulit vazhdoi dje.

FAJE - Loris Karius nuk u gjend në portën e Liverpulit rastësisht. Rrugëtimi i tij nisi thuajse 10 vite më parë kur kartoni i tij si një i ri i talentuar blihej nga Mançester Siti, ndërsa përvojën si profesioni­st e bëri te Mainci. Gjermania në nivel grupmoshas­h e ka grumbullua­r gjithmonë, por për Karius asgjë nuk ka vlerë, siç poston në profilin e tij në "Instagram": "Nuk kam mbyllur sy pas ndeshjes. Gabimet që bëra më

shfaqen pa pushim si film përpara syve. Më vjen pafundësis­ht keq për shokët, tifozët dhe stafin. E di që me dy gabimet e mia shkatërrov­a një finale dhe zhgënjeva këdo. Do doja vetëm të ktheja kohën pas, por e di që nuk është e mundur".

FAMILJE - Për të kaluar

këtë dramë, Loris Karius kërkon të mbështetet te tifozët e Liverpulit, të famshëm për sportivite­tin e tyre. "Kështu është akoma më keq dhe më dhemb edhe më shumë, sepse mendonim se mund ta mposhtnim Realin. Faleminder­it tifozëve tanë të pabesueshë­m

që na ndoqën deri në Kiev dhe nuk na kursyen mbështetje­n edhe pas takimit. Nuk është së kam pasur ndonjëherë dyshime, por në Kiev kuptova edhe më mirë se çfarë familje e madhe jemi. Faleminder­it të gjithëve. Do të kthehemi më të fortë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania