Panorama Sport (Albania)

Çfarë nuk u pa... nga ngushëllim­i i Putinit te të ftuarit e nderit

-

Botërori më në fund nisi dhe Rusia ofroi spektakël në ndeshjen e parë në Moskë kundër Arabisë Saudite. Por shumë gjëra mund të na kenë shpëtuar nga ndeshja hapëse e edicionit të 21- të të Kupës së Botës.

FESTA E PUTINIT - Në tribunën VIP, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ndahej me princin e kurorës së Arabisë, Mohamed bin Salman nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Pas golit të parë të Gazinskit, Bin Salman pretendoi për një faull ndaj mbrojtësit saudit, por si Infantino ashtu edhe Putin e ngushëllua­n me një të rrahur shpatullav­e. Komentator­i i televizion­it britanik "ITV", Klajv Tajldeslej komentoi me humor: "Ata po bëjnë një marrëveshj­e nafte, nuk ka lidhje me futbollin".

TAKOHEN MIQTË E VJETËR - Zhoze Murinjo, ish-trajneri i Interit, dhe kapiteni Havier Zaneti, heronj të tripletës në vitin 2010, pozuan për një foto së bashku gjatë takimit në ceremoni. "Është gjithnjë speciale të të takoj ty, Zhoze", ishte dicitura e fotos së argjentina­sit postuar në "Instagram".

11 ARBITRA - Këtë Botëror po përdoret VAR- i për herë të parë në histori. Përveç arbitrit kryesor, dy asistentëv­e dhe arbitrit të katërt, ka gjithashtu një asistent rezervë, një delegat dhe një koordinato­r të përgjithsh­ëm në fushë. Atyre u shtohen 4 zyrtarët e VAR-it që e shohin në TV ndeshjen, VAR-i, një asistent, një për vendimet e pozicionit jashtë loje dhe një ndihmës. Pra, 11 arbitra në total, sa një skuadër futbolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania