Panorama Sport (Albania)

Ndeshjet debutuese, makthi i Portugalis­ë

Spanja, makthi i Ronaldos, por...: Ndaj tyre fitojmë ne

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

otërori "Rusi 2018" do të ndizet që në ditën e dytë të tij, teksa sot në mbrëmje, në orën 20:00, Portugalia dhe Spanja do të ofrojnë supersfidë­n e parë të turneut, e vlefshme për Grupin B. Në fushë do të jetë kampionët në fuqi të Europës, Kristiano Ronaldo me shokë, të cilët duan të vazhdojnë pjesën tjetër të ëndrrës së madhe që realizuan dy vite më parë, në Francë. Nga ana tjetër, do të gjejnë një Spanjë, e cila pasi pushtoi Europën dhe globin mes viteve 2008- 2012, mes të cilave fituan dy Europianë dhe një Botëror, duan të ringrihen pas dështimit në Kupën e Botës së katër viteve më parë, ku u eliminuan që në fazën e grupeve. Për më shumë, shkarkimi vetëm 48 orë nga debutimi i trajnerit Hulen Lopetegui është një plagë e rëndë për t'u shëruar, ndonëse pikërisht sot, "Furitë e kuqe" do ta tregojnë nëse kanë brumë kampioni apo jo. Gjithsesi, duke u rikthyer te portugezët, këta kanë një marrëdhëni­e shumë negative me ndeshjet debutuese, sepse pas suksesit 2-0 të arritur ndaj Turqisë në "Euro 2008", ata kanë regjistrua­r dy humbje dhe dy barazime në dy Europianët dhe dy Botërorët pasues. Prandaj, kundër Spanjës, përveçse ta nisin me këmbën e mbarë, "CR7" dhe kombëtarja e tij janë të ftuar që të thyejnë këtë tabu, duke u

mbështetur pikërisht te lideri i tyre, që gjithashtu kur sheh "Furitë e kuqe" përballë, ngre frenat e dorës. Statistika­t thonë se nëse Kristiano Ronaldo është lojtari që mban mbi shpatulla kombëtaren luzitane, duke qenë se në eliminator­et e Botërorit 2018 ishte protagonis­t në 18 gola, me 15 realizime dhe 3 asiste, po aq e vërtetë është se

kundër Spanjës, 33- vjeçari nuk e ka gjetur kurrë rrugën e golit, në 340 minuta të luajtura kundër tyre.

FLET RONALDO - Vetë Ronaldo, në një intervistë për uebsajtin e sponsorit të tij, "Nike", ka deklaruar se e pret me emocion Botërorin: "Ka qenë një sezon me dy fytyra për mua, por në fund gjithçka u mbyll në mënyrën e du-

hur me fitoren e Ligës së Kampioneve. Tani më pret Botërori dhe sigurisht që ta nisësh ndaj një favoriteje si Spanjë, do të jetë bukur dhe do i mundim. Kujtimi më i bukur i sezonit? Roveshata me Juven, goli më i bukur i karrierës. Nuk do ta harroj kurrë atë moment, por tani duam të ëndërrojmë që të fitojmë Kupën e Botës".

 ??  ?? Ramos dhe Ronaldo, në dyluftim në Euro 2012
Ramos dhe Ronaldo, në dyluftim në Euro 2012
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania