Panorama Sport (Albania)

Nejmar: Nuk vlej 222 mln, “7-1” do doja ta riluaja

“Humbja e 2014-ës? Do të ishte ndeshje ndryshe me mua”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Humbja "e fam shme" e Brazilit me rezultatin 7-1 ndaj Gjermanisë, në gjysmëfina­len e Kupën e Botës të vitit 2014, që ka mbetur në historinë e futbollit si një nga momentet më të errëta të vendit amerikanoj­ugor, nuk do kishte ndodhur nëse Nejmar do ishte në fushë: ose, së paku, kjo është ajo që mendon vetë "ylli" i PSG-së. "Do kisha shumë, shumë dëshirë për ta riluajtur atë ndeshje, me mua në fushë, normalisht. Mendoj se rezultati do ishte ndryshe,-u shpreh sulmuesi i "Seleçao"-s në një intervistë me portalin sportiv gjerman "portal spox.com".Jam shumë i sigurt. Për fat të keq, fati me mua nuk u tregua bujar në atë moment".

GJERMANIA… - Nejmar mungoi në fazën gjysmëfina­le, me sfidën e zhvilluar në stadiumin "Belo Horizonte", pas një dëmtimi në shpinë të pësuar nga Zuniga në çerekfinal­e. 26-vjeçari tani shpreson të ketë shansin për të "harruar" Botërorin e fundit me një sukses në Rusi, ku Brazili do nisë garën për trofeun e gjashtë të kompeticio­nit ditën e diel ndaj Zvicrës. E ndoshta, kushedi, "Seleçao" mund të ketë shansin për të riluajtur ndaj Gjermanisë… "O'Ney" po e pret me padurim atë rast: "Shpresoj të kemi mundësinë për një 'hakmarrje' të vërtetë".

"MR". 222 MLN - Braziliani është lojtari më i shtrenjtë

i këtij Botërori, pasi PSG ("ku ndihem mirë", ka pranuar ai vetë gjatë kësaj interviste) i pagoi Barcelonës shifrën rekord të 222 milionë eurove për klauzolën ( 261 milionë dollarë), por, sulmuesi nuk ndihet aspak krenar për këtë. "As për këtë, as për faktin e të qenit lojtari më i

shtrenjtë i gjithë historisë. Janë thjesht para, asgjë tjetër. Nuk mund të bëj asgjë për ta kthyer pas atë që ka ndodhur", tha ai. "Personalis­ht, do kisha paguar më pak për veten. Gjithmonë kam dëshiruar të jem i veçantë. Ka qenë qëllimi im që nga fillesat e karrierës, nga momenti që nisa të luaj futboll në nivel klubesh, në moshën 11vjeçare. Mund të tingëllojë jo origjinal, por që nga ai moment kam dashur të përmirësoh­em ditë pas dite, duke dhënë maksimumin tim. Ndihem krenar që kam arritur ëndrrën që kisha fëmijë. Kjo është gjëja më e rëndësishm­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania