Anglia, një “spiun” skocez për të perfeksionuar sulmin
"Tre Luanët" marrin trajnerin numër një
Anglia dhe Skocia mund të shtyhen mes tyre për shumëçka, por duket se një kompeticion si Botërori mund t'i bëjë bashkë, sidomos kur vjen puna për profesionistë dhe sidomos ata që vetëkonsiderohen si "numri një" në një çështje të caktuar. Gjatë muajit futbollistik më të rëndësishëm në botë, Anglia do të ketë edhe pak Skoci brenda saj. Bëhet fjalë për një njeri, i cili ka marrë përsipër që të përmirësojë performancën e sulmit të Anglisë. Karriera e tij në modeling mund të jetë me siguri më e lavdishme sesa CV-ja e tij si futbollist. Ndonëse Skocia ka qëndruar në shtëpi dhe jashtë Botërorit këtë edicion, Alan Rasëll do të duhet që të bëjë bashkë "të mirët dhe të ligjtë" në Rusi këtë verë. Me origjinë nga Glasgou, gjithsesi do t'i duhet që të harrojë flamurin e tij në këtë periudhë dhe të tregojë vetëm atë që di të bëjë. Skocezi Rasëll do të jetë pjesë e stafit të Garet Sauthgejt me disa veriorë "spiunë" që do të shërbejnë për "Tre Luanët". 37-vjeçari ka fluturuar drejt Rusisë së bashku me një staf pune nga vendlindja e tij, të cilët do të shërbejnë për repartin e avancuar të Anglisë. Skocezët do të duhet të punojnë dhe përmirësojnë manovrën e Herri Kejn & CO. "Daily Mail", në artikullin ku ka raportuar për skocezin që i shtohet stafit teknik të Anglisë, ngre pyetjen: Po çfarë është i aftë të bëjë në Rusi një ish-agjent? Më tej, vetë artikulli vijon me përshkrimin që Rasëll i bën vetvetes. Ai vetëprezantohet në sajtin e tij si numri një në botë për trajnim personal të sulmuesve të njohur në të shkuarën.