Panorama Sport (Albania)

-

Xhenaro Gatuzo ndodhet në Rusi, jo vetëm për të parë disa ndeshje të Botërorit, por edhe për të gjurmuar ndonjë profil interesant për Milanin e sezonit të ardhshëm. Nga Moska, trajneri kuqezi ka folur për "Sportmedis­et", duke pranuar edhe qëllimin e vizitës së tij: "Për fat, kampionati nuk do të nisë nesër dhe kemi pak kohë. Fillimisht do të presim vendimin e UEFA-s, por kjo nuk do të thotë që duhet të rrimë duarkryq. Nuk është sekret që kemi ardhur deri në Rusi edhe për merkaton. Me siguri do të afrojmë një lojtar të madh në mesfushë. I njohim nevojat tona dhe duhet të veprojmë. Nëse do të paraqitet mundësia më vonë, mund të afrojmë edhe ndonjë futbollist që t'i japë ndonjëherë frymëmarrj­e Susos në krah, sepse ndryshe nga Çalhanoglu që ka Borinin, spanjolli nuk ka dikë që mund ta zëvendësoj­ë".

PORTUGEZI- Një tjetër argument i fjalës së Gatuzos ishte Andre Silva, portugezi, i cili me kombëtaren e tij duket sikur është një tjetër lojtar, në krahasim më atë që është pare te Milani. "Nuk jam i shqetësuar për Andren, e di që Botërori është një përvojë e papërsërit­shme dhe jam i bindur se do të luajë shumë mirë. Ai ka talent, është i ri dhe ndoshta duhet pritur pak për hovin cilësor, por jam i bindur se kjo përvojë do t'i bëjë mirë", sqaroi Rino.

BOTËRORI - Nuk mund të mungonte nga ana e trajnerit milanist edhe një koment për Botërorin. "Jam shumë kureshtar për të parë si do të vijojë kampionati Botëror. Pasi të shohim SpanjëPort­ugali, unë më Mirabelin do të kthehemi në Milano e më pas do të vijmë përsëri në Rusi për të ndjekur çerekfinal­et. Shoh që ka organizim, stadiume të bukura, ndaj shpresoj që sfidat të jenë në lartësinë e duhur. Sa u përket favoriteve, është e vështirë të them se cila mund të ngrejë në fund trofeun, por personalis­ht më pëlqen shumë Franca. Edhe Brazili ka cilësi, ndaj të presim ndeshjet e para fillimisht".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania