Kukësi bind edhe Zguron, blindohet mbrojtja
Kukësi po bën goditje dopio në merkato, pasi mbas mbrojtësit të djathtë brazilian Melo, verilindorët kanë arritur marrëveshjen me Vangjel Zguron. Mbas disa ditësh negociatash, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Më parë, Zguro kishte pretendime financiare, ndërsa nga diskutimet e fundit është arritur kompromisi. Zguro do të firmosë për një sezon me ekipin nënkampion të Shqipërisë me opsion zgjatjen e kontratës edhe një vit tjetër. Prezantimi i tij, njëlloj si Melo, është çështje kohe. Të dy futbollistët do udhëtojnë me ekipin sot drejt Sllovenisë. Kukësi mësoi dje zyrtarisht edhe lajmin që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve këtë sezon. Rrëzimi i kërkesës së Skënderbeut nga KAS, bën që të jenë verilindorët ata që do të luajnë në kompeticionin më të rëndësishëm europian.