Panorama Sport (Albania)

Kukësi merr braziliani­n që vlen 600 mijë euro, ja paga

Akord me Melo, do përfitojë 5 mijë $ në muaj

-

Drejtuesit e Kukësit "blindojnë" krahun e djathtë të mbrojtjes me një futbollist që ka një CV shumë të pasur dhe që bën diferencën. Pas largimit të Bujar Idrizit dhe një largimi të mundshëm të kroatit Filip Zderiç, te Kukësi e kishin të qartë se duhet të përforconi­n krahun e djathtë të mbrojtjes me një lojtar cilësor. Vetëm 2 ditë më parë, drejtuesit e klubit kanë mbyllur në parim marrëveshj­en me një 24-vjeçar, i cili vjen nga Seria B e futbollit brazilian. MBROJTËSI - Bëhet fjalë për Uilliam Kordeiro Melo, i cili luan në linjën e djathtë. Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka bindur kompaninë që menaxhon lojtarin dhe vetë futbollist­in që ai të firmosë për Kukësin. Gazeta mëson se pak ditë më parë ka qenë një përfaqësue­s i lojtarit në Shqipëri, ku ka diskutuar nga afër me drejtuesit e Kukësit. Nga ajo çka krerët e klubit i kanë prezantuar përfaqësue­sit të lojtarit, ata janë bindur dhe arma më e fortë nga verilindor­ët ka qenë pjesëmarrj­a në Kupat e Europës dhe mundësia që ky klub ka për një shitje të mundshme në klube europiane të braziliani­t. Shembujt janë Guri e Bakaj. Lojtari ka mbërritur dje në Tiranë dhe ka rënë dakord, ndërsa firma dhe prezantimi mbeten çështje orësh. Kontrata është përpiluar që Melo të firmosë për dy vite me verilindor­ët. Karriera e Melos ka nisur tek Avai në vitin 2011, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Figuerense­s në ligën

kryesore të Brazilit. Melo është mjaft i shpejtë dhe ndihmon shumë sulmin. Në muajt e fundit ka qenë pjesë e Oestes në Serinë B. Interesant është fakti se vlera e Melos në treg është 600 mijë euro. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se lojtari ka ardhur te Kukësi për një

shifër të çmendur. Gazeta mëson se braziliani ka pranuar një pagë prej 5 mijë dollarësh në muaj. Vetë drejtuesit e Kukësit janë të entuziazmu­ar nga ky operacion në merkato, ku një lojtar me vlerë aq të madhe vjen te Kukësi me kosto 0. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania