Panorama Sport (Albania)

Kontratat, Vllaznia bllokon shkodranët

Rishikimi i pagave për shkak të rënies nga kategoria mund të sjellë përplasje

- ADMIR URUÇI

Drejtuesit e Vllaznisë do të mbajnë me çdo kusht disa nga lojtarët e domosdoshë­m në skuadër për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për vendësit, që janë nën kontratë me këtë klub dhe që çdo trajner do të dëshironte që t'i kishte në skuadër. Rasti Vucaj është një prej tyre, ku edhe pse lojtari ka oferta dhe mundësi për të kaluar në skuadra të tjera, klubi do të tregohet i vendosur për ta pasur pjesë të tij edhe për sezonin tjetër. Një tjetër rast është edhe ai i Krymit apo edhe i Pjeshkës. Në drejtim të dy lojtarëve mësohet se nuk mungojnë ofertat, sidomos ato brenda Superiores, por klubi me një

mënyrë apo edhe me anë të kontratave kërkon që të mbajë në ekip për sezonin e ardhshëm këta futbollist­ë. Një tjetër ishte ai i Gurishtës. Mbrojtësi që kërkohej nga Laçi nuk u la i lirë që të largohej nga klubi pa respektuar kontratën. Me përjashtim të lojtarëve të rinj, momentalis­ht në kontratë me klubin mësohet të jenë portierët Sherri e Selimaj; mbrojtësit Gocaj, Gurishta, Pjeshka, Marku e Ruqi; mesfushorë­t Bardulla, Lika e Tafili e po ashtu edhe sulmuesi Pusi. Për këta lojtarë pritet që të ketë një rishikim të kontratave për këtë sezon, kjo në aspektin financiar të tyre. Ndërsa do të bëhet e pamundura që të mbahet pjesa dërmuese e këtyre lojtarëve. Nga skuadra momentalis­ht janë larguar të gjithë jabanxhinj­të e po ashtu, të larguar llogariten të jenë edhe Kalaja e Çinari, ndërsa kontrata mban peng ende Vucajn.

KUFIZIMET Megjithatë, klubi kuqeblu pritet ta ketë të vështirë që të kufizojë edhe ata pak lojtarë që ka nën kontratë. Drejtuesit e saj kanë treguar se nuk po arrijnë që të mbajnë lojtarët, të cilët i duhen. Rasti më konkret ishte ai i mesfushori­t 21-vjeçar, Erald Çinari. Në drejtim të tij erdhi një ofertë e mirë nga ekipi spanjoll i Alaveshit, mirëpo nëse futbollist­i do të përfitojë për tre vitet e ardhshme një shumë prej 150 mijë eurosh, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubin. Përfitimi i klubit ishte qesharak, nisur edhe nga emri i klubit ku ai firmosi. Vetëm 20 mijë euro kanë paguar spanjollët për lojtarin në fjalë. Mesa duket ky ka për të qenë një tjetër problem, që drejtuesit e Vllaznisë të arrijnë të mbajnë lojtarët e tyre për sezonin e ri. Po ashtu, problem kanë për të qenë pagat, të cilat nisur nga një sezon më parë priten që të jenë të ulëta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania