Panorama Sport (Albania)

Partizani, i gjithi në ankth

Me ardhjen e Gegës asnjë lojtar i sigurt, priten skarcime në ditët në vijim

- ILIR CARA

Partizani i sezonit të ri ka pak ditë që ka nisur punën, ku fillimisht kërkohet një paraqitje dinjitoze në Ligën e Europës, por synimet më të mëdha janë në kampionat. Aktualisht të kuqtë janë të mbështjell­ë nga ankthi, ku si fillim mbeten në pritje...

Partizani i sezonit të ri ka pak ditë që ka ni sur punën, ku fillimisht kërkohet një paraqitje dinjitoze në Ligën e Europës, por synimet më të mëdha janë në kampionat. Aktualisht të kuqtë janë të mbështjell­ë nga ankthi, ku si fillim mbeten në pritje të kundërshta­rit të Ligës së Europës. Shorti do të hidhet sot, por ndarja e grupeve i lë pak shpresa të kuqve në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës. Kundërshta­ri më i afërt gjeografik­isht është Maribori i Sllovenisë, por goglat mund t'i çojnë deri në Azerbajxha­n ndaj Neftçit apo në Kazakistan ndaj Tobolit. Dy kundërshta­rët e tjerë të mundshëm janë sllovakët e Treçinit dhe rumunët e Vitorulit, që drejtohen nga "Maradona i Karpateve", George Haxhi. Të kuqtë nuk e dinë se për çfarë të luten në këtë short, pasi të gjithë rivalët e mundshëm janë të vështirë. Ka edhe nga ata që mund të japin shpresë, por ndodhen në transferta­t e largëta të Lindjes, si Neftçi apo Tobol.

SKARCIMET- Dje skuadra ka zhvilluar përgatitje­t e dyta nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, por fjalët e 54-vjeçarit në prezantimi­n e tij e kanë shtuar ankthin te lojtarët. Trajneri Gega ka pohuar se të gjithë lojtarët konsideroh­en në provë, ndaj në ditët në vijim pritet që të ketë skarcime në radhët e grupit, që po përgatitet aktualisht.

Për këtë arsye kërkohet impenjim maksimal në këto seanca nga lojtarët, pasi vetëm kështu mund të bindin trajnerin e ri për mbetur të kuq në sezonin e ardhshëm. Skarcimet pritet të përfshijnë jo vetëm lojtarët që kanë ardhur në provë, por edhe nga grupi i sezonit të shkuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania