Panorama Sport (Albania)

Santos: Ronaldon e bëra unë sulmues, jo Reali

Mediat i matin shpejtësin­ë kundër Spanjës, arriti 40km/h

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pas paraqitjes fantas tike ndaj Spanjës, Kristiano Ronaldo dhe Portugalia bëhen gati për të zbritur sërish në fushë sot për ndeshjen e dytë kundër Marokut. Fernando Santos paralajmër­on skuadrën e tij që duhet të luajë më mirë se kundër Spanjës për të mposhtur rivalët e sotëm. Trajneri portugez parashikon një ndeshje të vështirë. "Maroku është një nga ekipet më të mira në Afrikës dhe ka një trajner të shkëlqyer. Është një ekip shumë mirë i organizuar me lojtarë të shpejtë dhe cilësi të mira teknike. Duhet të luajmë me pasion, intensitet dhe përqendrim. Nëse i kombinojmë të gjitha këto, atëherë kemi shanse për të fituar. Nëse gjërat nuk funksionoj­në, nuk ka një shkop magjik, por unë mendoj se Portugalia ka kualitetin për të bërë më mirë se kundër Spanjës", tha Santos në konferencë. Sytë do të jenë sërish te kapiteni Ronaldo pas asaj triplete të çmendur në debutim. Por, çfarë kërkon Santos nga sulmuesi kundër Marokut? "E rëndësishm­e është që Kristiano të rikthehet dhe shënojë dhe që pjesa tjetër e ekipit të jetë në nivelin më të mirë". Dhe një pyetje që i kërkon Santosit nëse Portugalia ka përfituar nga ndryshimi i pozicionit të [R7 në Madrid, merr këtë përgjigje: "E keni gabim. Kristiano nisi të luajë në një tjetër rol me mua, jo në Madrid. Mendova se ai mund të bënte më shumë në atë pozicion". Por, a mund të shpallet 99-vjeçari golashënue­s në Rusi? "Duket sikur jemi në një ndeshje tenisi apo gare atletike. Ne jemi në Kampionati­n Botëror dhe duhet ta respektojm­ë më shumë Marokun. Të gjitha pyetjet paralele nuk më interesojn­ë".

REKORDI? - Por, Ronaldo vazhdon të habisë me formën e tij fizike. Mediat portugeze kanë arritur të matin shpejtësin­ë e një sprinti të tij në ndeshjen kundër Spanjës dhe, sipas tyre, ajo arriti në 40km^h. Në pritje të verifikime­ve nga FIFA, "Topi i Artë" do të duhet të presë edhe pak për të konfirmuar rekordin më të ri botëror të shpejtësis­ë së

një futbollist­i. Deri atëherë, ai ka se me çfarë të krenohet. Sot mund të thellojë rekordin e tij të golave, ndërsa përballë pritet të ketë një tjetër shok të klubit, Ashraf Hakimin. Kur nuk e ndali Ramos dhe Pike, a do arrijë 1`-vjeçari dhe Benatia ta frenojnë?

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Mediat i matin Kristiano Ronaldos shpejtësin­ë kundër Spanjës, arriti 40km/h
Mediat i matin Kristiano Ronaldos shpejtësin­ë kundër Spanjës, arriti 40km/h
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania