Panorama Sport (Albania)

Brazili i Tites anon nga e majta, trajneri e sheh si armë të fortë

Analiza/ Marselo-Kutinjo-Nejmar janë boshti i skuadrës “Seleçao”

-

Goli i vetëm i shënuar nga Brazili në Botëror erdhi nga një lojtar, që ka shënjestër të mprehtë dhe goditje të plotë. Kutinjo shënoi me të djathtën, por ishte në të majtë të fushës. Kjo është ajo që kërkon trajneri Tite nga skuadra e tij. Ai kërkon nga stafi i tij teknik që të bëjnë shumë kujdes në stërvitje, sidomos në krahun e majtë. Nejmar, Kutinjo dhe Marselo ndërtojnë lojën me pasime, lëvizje dhe goditje. "Seleçao" është përshtatur mjaft mirë me skemën 4-1-4-1, të cilën trajneri e pëlqen që nga koha kur drejtonte Korinthias­in. Ajo është bazike për lojën e tij. Tite kërkon që skuadra e tij të formojë në fushën e lojës trekëndësh­a të vegjël, në mënyrë që topi të filtrojë më lehtësisht te kundërshta­ri dhe në këtë mënyrë të krijojë shanse për gol. Goli ndaj Zvicrës erdhi si rrjedhojë e kombinimev­e të shumta të tre lojtarëve.

ANON MAJTAS- Në fakt, trekëndësh­i i lojtarëve Nejmar- Kutinjo- Nejmar ishte formuar më parë dhe lojtarët avancuan së bashku nga gjysmëfush­a e tyre drejt asaj të Zvicrës. Për shembull, në krahun e djathtë Danilo-Paulinjo dhe Uillian nuk u kombinuan shumë mirë me njëri-tjetrin. Ata vunë në përdorim shpejtësin­ë, cilësinë e tyre fizike dhe improvizim­in, por jo skemat taktike të Tites. Në stërvitjen përpara ndeshjes me Zvicrën, stafi përzjeu lojtarët në fushën e lojës, rezervat me titullarët. Por tre lojtarë ishin të paprekshëm dhe luajtën në të njëjtën skuadër si Marselo, Kutinjo dhe Nejmar. Ata duhet të vinin në përdorim skemat e tyre nga krahu i majtë në mënyrë që t'i zbatonin edhe në fushë ndaj Zvicrës. Në të dhënat pas ndeshjes, të publikuara nga FIFA, rezulton se ishte pikërisht mesfusha në krahun e majtë, zona ku topi qarkulloi më shumë 20%, ndërsa aksionet sulmuese ishin gjithashtu nga ai krah 44%. Në qendër u mor iniciativë vetëm 29%, ndërsa në të djathtë 27%. Por Renato Augusto mendon se kjo diferencë është normale. "Në një anë të fushës janë 3 lojtarë që mund të konsideroh­en si 10 më të mirët në botë. Është normale dhe natyrale që loja të zhvillohet në atë krah. Por me kalimin e kohës duhet të përshtatem­i dhe të mësojmë si të përdorim edhe krahun e djathtë dhe qendrën", ka thënë mesfushori. Pasimet gjithashtu tregojnë se tre lojtarët kombinuan shumë me njëri-tjetrin. Numri 10 i Brazilit mori 17 topa nga Nejmar dhe Marselo dhe u ktheu atyre nga 6 pasime.

KASEMIRO- Tite e di shumë mirë që klasi i këtyre lojtarëve mund të jetë i rëndësishë­m në arritjen e objektivit për të fituar Kupën e Botës, por sigurisht që duhet të bëjë kujdes për t'u mbrojtur më shumë në këtë krah, por edhe në qendër. Me Kutinjon si mesfushor dhe me Paulinjon, i cili pëlqen të qëndrojë më shumë në zonën kundërshta­re, duhen më shumë forca mbrojtëse. Kasemiro, i cili është lojtari i vetëm që qëndron në qendër për të mbrojtur, është i orientuar që të spostohet gjithmonë nga e majta. Për më tepër, ai e njeh shumë mirë Marselon dhe është e njëjta gjë që bën edhe te Reali i Madridit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania