Panorama Sport (Albania)

Tabarez: Futbolli bashkoi vendin, kjo është fitorja jonë

-

Skuadra e Uruguait është e vetmja skuadër e Amerikës Latine, që ka arritur të marrë fitore në ndeshjet e para në "Rusi 2018". Sot përballë Arabisë Saudite, dy uruguaianë­t, sulmuesi Luis Suarez dhe portieri Fernando Muslera do të arrijnë numrin e 100të të ndeshjeve me ekipin përfaqësue­s. Ndërkohë, trajneri Tabarez tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës në ndeshjen e parë kundër Egjiptit, ku shpërtheu në festë edhe pse ishte me paterica. Në prag të ndeshjes me Arabinë, trajneri uruguaian shprehet: "Janë të pakta skuadrat që e kanë futbollin si pjesë të identiteti­t kombëtar dhe jam i lumtur që ne bëjmë pjesë në këto skuadra. Kur anglezët sollën futbollin në Amerikën Latine, ne u bëmë menjëherë një superfuqi në këtë sport. Arritëm të fitonim dy olimpiada në vitet 1924 dhe 1928, pasi Kupa e Botës ende nuk ekzistonte. Më pas, kur lindi Botërori, e fituam dy herë atë. Ishim kolosë të futbollit, por, më pas, për arsye të ndryshme e humbëm rolin e liderit në këtë sport. Të shikosh një popull të tërë që feston për një gol të shënuar apo për një fitore të arritur është diçka vërtet e mrekullues­hme. I gjithë vendi ka një dëshirë shumë të madhe për të dalë në rrugë e për të festuar rezultatet e skuadrës. Ndaj ne do të përpiqemi t'i kënaqim në çdo ndeshje, duke bërë maksimumin. Përballë Arabisë Saudite do të zbresim në fushë me qëllim të vetëm fitoren, edhe pse nuk do të jetë e lehtë, pasi ata vijnë nga një humbje dhe do përpiqen të reagojnë. Por, objektivi jonë është që t'i dhurojmë sa më tepër gëzim popullit tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania