Panorama Sport (Albania)

“Zambakët e bardhë” të Maltës, ja kush është Valeta

Vlejnë sa gjysma e kuksianëve, por s’duhen nënvlerësu­ar

-

ukësi mund të qu het me fat nga shor ti i hedhur dje në Nion, pasi praktikish­t në letër kampionët e Maltës, Valeta, konsideroh­en një kundërshta­r i kalueshëm. Por, gjithçka do të vendoset nga fusha e lojës. Valeta është klubi më i titulluar në Maltë, me 24 tituj kampion, 14 Kupa të Maltës, si dhe 11 Superkupa. Valeta u themelua në vitin 1886 dhe fillimisht njihej si Malta Atletik Klub, ndërkohë që nga viti 1906, ajo mori emrin Valeta Junajtid, emër të cilin e mbajti deri në vitin 1943, kur pas atij viti filloi të quhej Valeta Futboll Klub. Kundërshta­ri i Kukësit ka një epitet të veçantë, "zambakët e bardhë" dhe luajnë në një stadium të vogël me kapacitet 2000 vende. FC Valeta konsideroh­et si klubi i rekordeve në Maltë. Në sezonin 1996- 97 Valeta vendosi një rekord, duke fituar 5 trofetë e mundshëm në Maltë, ndërsa në sezonin 2000-01 e theu vetë rekordin, sepse fitoi 6 trofe në një sezon, pasi u shtua edhe një kupë me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Maltës. "Zambakët e bardhë" kanë në përbërje shumë lojtarë të huaj, kjo vjen nga fuqia e presidenti­t me origjinë ruse, Viktor Skiriha. Sipas "transferma­rkt" vlera e FC Valeta është rreth 2.8 milionë euro, përkundrej­t 5.2 milionë eurove të Kukësit. Lojtari më i shtrenjtë i Valetës është argjentina­si Migel Alba (400 mijë euro), i cili në janar kaloi nga Kategoria e Katërt argjentina­se te Valeta. Nga ekipi i sezonit të shkuar bien në sy lojtarët e Kombëtares së Maltës, Rajan Kamileri, Stiv Borg, Xhozef Zerafa; mesfushori nga Omani, Saleh, si dhe sulmuesi argjentina­s Santiago Malano. FC Valeta luan rregullish­t në Kupat e Europës, por ndër sukseset e vetme mbetet kalimi i një turi, gjë e cila ka ndodhur në 5 raste, kryesisht ndaj kundërshta­rëve modestë nga San Marino, Ishujt Faroe. Gjithsesi, maltezët janë një kundërshta­r që nuk duhet nënvlerësu­ar nga Kukësi, për vetë eksperienc­ën që ka përbërja e ekipit, trofetë e shumtë, por edhe investimi i presidenti­t të klubit, rusit Viktor Skiriha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania