Panorama Sport (Albania)

Gjici: Doja estonezët në Champions

"Më mirë do të ishte me Flora Talin, por duhet të jemi të kënaqur nga shorti. Pres kualifikim­in"

- JORGIS MEMO

Safet Gjici ka shpresuar se Kukësi i tij do të "peshkonte" estonezët e Flora Talin në turin e parë të Ligës së Kampioneve, por gjithsesi ai është i kënaqur me shortin. Presidenti i nënkampion­ëve në fuqi foli për "Panorama Sport", menjëherë pasi goglat në Nion të Zvicrës përcaktuan rivalin e Kukësit. "Natyrisht që është një short i mirë për ne, por duhet të dimë që të gjithë kundërshta­rët janë të fortë, pasi jo më kot kanë dalë kampionë në vendet e tyre. Kurrsesi nuk kemi luksin të nënvlerëso­jmë Valetën. E shikoni se çfarë po bëhet në Botëror, Gjermania humbet dhe Brazili barazon?! Ne duhet ta vlerësojmë maksimalis­ht skuadrën malteze. Ekipi duhet t'ia bëjë hyzmetin për të kaluar patjetër turin, e më pas të shikojmë se deri ku mund të shkojmë, por natyrisht që duhet të kemi edhe fatin me vete. Ndër gjashtë skuadrat që ishin si rivalë të mundshëm, Valeta ndoshta dukej më i përshtatsh­mi, por kishte edhe skuadra si ajo që i ra Shkëndijës për shembull. Për ne mund të ishte më mirë Flora Talin, një klub që jemi përballur edhe më parë në Europë, por nuk mund të qahemi, sepse aty- aty janë. Thjesht, mua më dukej si më i kalueshëm ekipi estonez, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Nuk është se i dimë mirë gjendjet e ekipeve në këtë moment, prandaj dhe them që duhet të vlerësojmë Valetën. Buxheti i klubit maltez është më i lartë se i joni, kështu që s'ka vend për eufori. I bëj thirrje stafit teknik dhe lojtarëve që të jenë shumë të mobilizuar", është shprehur fillimisht kreu i klubit. KUSHTI DHE STADIUMI I pyetur se cili është kushti për skuadrën në Ligën e Kampioneve, presidenti i Kukësit dha këtë përgjigje: "Turi i parë është pa diskutim kusht për skuadrën që ta kalojë, më pas me radhë do të shohim se çfarë do të bëjmë. Na kënaq fakti që e kemi ndeshjen e parë në Shkodër. Kemi zgjedhur stadiumin 'Loro Boriçi', sepse mendojmë që Shkodra do na japë shans dhe fat. Besoj që shkodranët me kuksianët kanë shkuar mirë, kështu që jam i bindur se do na mbështesin shumë", theksoi Gjici, i cili foli edhe për merkaton. "Goditja e fundit mund të jetë një sulmues krahu. Të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania