Panorama Sport (Albania)

MARIBOR - KUKËSI 4-0

- MARIBOR: KUKËSI:

Kramariç 10', Tavares 44', Mesanoviç 84', Mlakar 89'

Handanoviç, Milek, Suler, Uskukoviç, Viler, Hrvohec, Pihler, Bajde, Kramaric, Tavares, Zahoviç. ( U aktivizuan: Piriç, Stor, Ivkoviç, Rajçeviç, Kolmaniç, Derviseviç, Ahmedi, Hotiç, Vrsiç, Mesanoviç, Mlakar).

Darko Milaniç

Koliçi, Uilliam, Qaqi, Shameti, Zguro, Dzaria, Musolli, Ethemi, Plum, Ebipi, Plaku. ( U

Peposhi, Shkodra, Joti, Maliqi, Limaj, Hoxha, Kalaja, Cano, Shpehar, Ndoje).

Trajner: Peter Pakult

Pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë, me kombinime të shpejta, është Kramariç që futet mes dy mbrojtësve, godet me të djathtën dhe shënon. Loja ekuilibroh­et në vijim, por Kukësi nuk ka forcën e duhur për të ndëshkuar sllovenët. Në fund të fraksionit të parë, Maribori shënon golin e dytë me anë të një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Tavares. Të dy trajnerët bënë disa zëvendësim­e në pjesën e dytë, por verilindor­ët nuk shpëtojnë nga pësimi i golave. Fillimisht është ValonAhmed­i, shqiptari i Mariborit, që shpërdoron një rast flagrant. I gjithë takimi foli për vendësit, që në të 84-ën thelluan diferencën me Mesanoviç, ndërsa në frymën e fundit ishte Mlakar që vulosi suksesin 4-0. Miqësorja e radhës për Kukësin do të jetë ajo përballë azerëve të Qabalas, ku bën pjesë Sabjen Lilaj dhe Rauf Alijev, teksa ky i fundit luajti me Kukësin sezonin e kaluar. Skerdilaid Sulozeqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania