Panorama Sport (Albania)

Debutojnë një kroat dhe një senegalez, ja kush do firmosë

Mesfushori Plum, njohje e vjetër e Pakult

-

Dyndje lojtarësh dhe shumë dilema. Kukësi vijon të forcohet, edhe pse nga klubi nuk ka ende konfirmim për afrime të reja. Dje papritur janë shfaqur në miqësoren e verilindor­ëve prurje të reja, pikërisht mesfushori kroat, Hrvoje Plum, si dhe qendërsulm­uesi senegalez, Mohamed Ndoje. I pari e nisi titullar, ndërsa i dyti nga stoli. Plum ka luajtur në Superligën kroate me Cibalian në sezonin e fundit, duke qenë një titullar i padiskutue­shëm. Gjithashtu ka qenë pjesë e Lokomotivë­s së Zagrebit. Dy sezone më parë, trajneri Peter Pakult ka drejtuar Cibalian dhe aty ka pikasur mesfushori­n e qendrës, që, me sa duket, është zgjedhje e tij dhe pritet të firmosë për Kukësin. Nga ana tjetër, qendërsulm­uesi senegalez, Mohamed Ndoje, do t'i nënshtrohe­t një prove disaditore, derisa Pakult të thotë fjalën e fundit. Shtatlarti ka luajtur në Senegal, Algjeri dhe së fundmi Tunizi. BOSHNJAKU - Ashtu siç kishte bërë të ditur dje "Panorama Sport", trajneri Pakult është hedhur vetë në sulm për të afruar lojtarin e shumëkërku­ar. Përzgjedhj­a e austriakut është Haris Harba, sulmuesi shtatlartë boshnjak, i cili luan me Zlate Moravce në Sllovaki. Harba është

një qendërsulm­ues tipik, që mund t'u përshtatet më së miri skemave të trajnerit Pakult. Ai e ka nisur karrierën si profesioni­st në radhët e Olimpik Sarajevo, ndërsa më pas u ble nga klubi çek, Hradec Kralovë. Harba është aktivizuar edhe në Sllovaki me Spartak Trnava e Zlin, ndërsa

së fundmi ka qenë pjesë edhe e turqve të Erzumspori­t. Mësohet se Pakult është i bindur te cilësitë e tij dhe e kërkon patjetër në skuadër. Tashmë pritet vetëm akordi me boshnjakun, teksa drejtuesit po bëjnë çmos t'i plotësojnë kërkesën trajnerit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania