Panorama Sport (Albania)

Rivalët e mundshëm të shqiptarëv­e në Ligën e Europës

-

UEFA ka publikuar ndarjet e grupeve për shortin e turit të parë paraelimin­ator të Ligës së Europës, ku marrin pjesë edhe tri skuadra shqiptare: Partizani, Luftëtari dhe Laçi, si dhe skuadra shqiptare nga Maqedonia, FC Shkupi. Ndarja ka qenë e pamëshirsh­me për skuadrat shqiptare, pasi duke iu referuar kundërshta­rëve të mundshëm, të tre ekipet nga Shqipëria kanë pak shanse, por kundër kanë edhe shtrirjen gjeografik­e. Partizani dhe Laçi rrezikojë transferta­t e largëta në Kazakistan dhe Azerbajxha­n, ndërsa Luftëtarin goglat mund ta dërgojnë deri në Islandë. Shorti i Ligës së Europës hidhet më 20 qershor, ora 12:00, në Nion të Zvicrës. Të gjitha skuadrat shqiptare renditen te pjesa e jofavoritë­ve në grupet ku janë ndarë, pasi kanë koeficient të ulët. Partizani renditet tek ekipet jofavorite në grupin 3, teksa përballë mund të ketë Mariborin, Trençin, Vitorulin, Neftçin dhe Tobolin. Luftëtari gjendet në grupin 5, po tek ekipet jofavorite dhe përballë mund të ketë Hafnarfjod­ur, Nordsjelan­d, AIK, Ventspils dhe Shaktjor Soligorsk. Gjirokastr­itët mund të përballen në këtë tur me ekipin e Elis Bakajt, që u transferua në shkurt në Bjellorusi te Shaktjor Soligorsk. Ndërsa Laçi gjendet në grupin 6 dhe mund të ndeshet ndaj Osijekut, Makabi Tel Aviv, Sarajevos, Anorthosis dhe Kairat Almati. Gjithashtu, në këtë fazë gjendet edhe skuadra shqiptare nga Maqedonia, FC Shkupi, e cila e sheh veten në grupin e dytë te jofavoritë­t dhe kundërshta­r të mundshëm mund të ketë: Domzhale (Slloveni), Gabala ( Azerbajxha­n), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji), Rejnxher ( Skoci), Apollon Limasol (Qipro).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania