Panorama Sport (Albania)

Kostiç: Na presin rivalë të fortë, janë të gjithë në aktivitet

Luftëtari/ Trajneri slloven bën prognozën e shortit të sotëm

-

Në Gjirokastë­r, por jo vetëm, sportdashë­sit e Luftëtarit mes emocioneve dhe ankthit do të mësojnë sot kundërshta­rin, me të cilin skuadra e tyre e zemrës do të ballafaqoh­et në Ligën e Europës. Por, më shumë se kush tjetër, janë futbollist­ët me në krye trajnerin Kostiç ata që presin të mësojnë rivalin e turit të parë. Millosh Kostiç, i cili u ul në stolin e Luftëtarit më 6 qershor, po e përgatit ekipin për një përfaqësim­in dinjitoz në Ligën e Europës. Një mision i vështirë, por jo i pamundur për të treguar cilësitë e Luftëtarit. Në deklaratën e tij për "Panorama Sport" në lidhje me shortin e sotëm, trajneri slloven i bluzinjve u shpreh: "Të gjitha skuadrat e mundshme në grupin tonë janë shumë të forta, të cilave nuk u shmangemi dot. Unë i kam ndjekur më vëmendje këto ekipe. Ato janë në momentin e tyre më të mirë, pasi janë në aktivitet prej shumë javësh. Këto klube kanë më shumë se 14-15 ndeshje që kanë luajtur dhe si të tilla, janë në gjendje më të mirë sesa ne. Vështirësi­të janë të dukshme. Gjithsesi, ne do të japim më të mirën tonë për t'u ballafaqua­r denjësisht në këtë garë shumë të vështirë. Preferenca? Më duhet të them se nuk kam asnjë preferencë për skuadër të veçantë. Goglat e shortit do ta thonë fjalën e tyre sot dhe ne mbetemi në pritje për të mësuar fatin tonë". PËRGATITJE­T- Sot Luftëtari hyn në javën e dytë të përgatitje­ve verore, të cilat janë të fokusuara tërësisht te pjesëmarrj­a në Europë. Edhe dje skuadra është stërvitur me dy seanca stërvitore me prioritet rritjen e komponentë­ve fizikë dhe tekniko-taktikë. Dje skuadrës iu bashkua dhe mesfushori vlonjat David Bocaj. Nëse Bocaj do të rikthehet përfundimi­sht te Luftëtari, kjo mbetet për t'u parë. Vlonjati ishte pjesë e listës së lojtarëve të larguar në fillim të përgatitje­ve. Ndërsa Erjon Vucajn e ndajnë disa orë për të firmosur me Luftëtarin. MIN I FAZËN Ë SLLOVENI Luftëtari dot ë niset më 23 qershor në Slloveni, aty ku për dy javë do të zhvillojë një minifazë përgatitor­e në prag të debutimit historik në Ligën e Europës. Mësohet se gjirokastr­itët kanë përcaktuar zhvillimin e katër miqësoreve në tokën sllovene, me synim harmonizim­in e grupit, që ka pasur disa ndryshime. Në ditët e ardhshme do të saktësohen edhe kundërshta­rët në miqësore. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania