Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, Shehi pritet trajner

Klubi kërkon zgjidhje brenda familjes, ish-kapiteni: Gati të marr drejtimin e skuadrës

- LLAZI SARO

Largimi i Ilir Dajës nuk e ka gjetur fort të papërgatit­ur klubin e Skënderbeu­t. Mungesa e një akordi edhe pas takimeve të shumta që u zhvilluan mes teknikut dhe Ardjan Takajt, kishin krijuar terrenin e një "divorci". Në kësi kushtesh, klubi e pati bërë gati planin për të gjetur edhe pasardhësi­n e tij. Kalimi i trajnerit që shpalli kampion ekipin këtë sezon te Flamurtari, ka detyruar presidenti­n që të mendojë për zëvendësue­sin. Dhe zgjidhjen e kanë gjetur brenda familjes, pasi mësohet se do të jetë Orges Shehi, ai që do të marrë "timonin" e korçarëve. Një lajm të tillë e konfirmojn­ë edhe burime mjaft të besueshme të "Panorama Sport". Në klub zbulojnë se presidenti i ka kërkuar numrit një të portës, që të bëjë rolin e trajnerit me largimin e Dajës. Ajo që e ka shtyrë presidenti­n për të ndërmarrë këtë hap, lidhet ngushtë me raportet e mira që ka me kapitenin, i cili këtë vit i dha zyrtarisht fund edhe futbollit të luajtur. Shehi konsideroh­et si personi i duhur që mund të motivojë ekipin dhe sidomos në këto kushte të vështira që po kalon. Kjo për disa arsye: së pari janë marrëdhëni­et e mira që u përmendën më lart dhe së dyti askush më mirë se ish-kapiteni nuk e njeh ambientin. E fundit, por jo më pak e rëndësishm­ja lidhet me licencat. Orges Shehi i ka marrë që të gjitha patentat e nevojshme për të drejtuar një klub profesioni­st, ndaj në klub e kanë parë të udhës që të mos e zhvendosin vëmendjen tek emra të tjerë për trajnerin e ri. Me "divorcin" e shpallur me Ilir Dajën, tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse Skënderbeu të hedhë hapin e radhës, që është edhe zyrtarizim­i i 40-vjeçarit në këtë post. Ndërkohë, edhe dje gjatë një interviste për "Supersport", i pyetur në lidhje me të ardhmen dhe nëse do të pranonte një ofertë për stolin, Shehi u shpreh: "Nëse drejtuesit më kërkojnë të marr drejtimin e skuadrës, e ndjej si detyrim ta pranoj këtë përgjegjës­i, në shenjë mirënjohje­je për atë çfarë Skënderbeu më ka dhënë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania