Panorama Sport (Albania)

Teuta drejt Italisë, pret edhe “bomberin”

Gati plani për fazën përgatitor­e, klubi kërkon një sulmues që të garantojë 15 gola

-

Merkato është prioriteti kryesor i drejtuesve të Teutës, megjithatë vëmendje të madhe po merr edhe faza përgatitor­e. Në klub po studiojnë pistat ku do të zhvillohet faza përgatitor­e dhe miqësoret që ekipi do të zhvillojë për t'u kolauduar. Edhe në këtë edicion duket se bregdetarë­t do t'i "ngrohin" motorët në Itali, aty ku ishin një vit më parë për t'u përgatitur për sezonin e ri sportiv. Burime pranë klubit bëjnë me dije, se Bledi Shkëmbi preferon këtë destinacio­n dhe drejtuesit janë gati t'i plotësojnë kërkesën trajnerit korçar. Në fillim, opsione ishin vetëm Sllovenia dhe Bullgaria, megjithatë duke parë kushtet ku ekipi u stërvit një vit më parë dhe kundërshta­rët dinjitoz që mundi të zhvillonte miqësore, duket se ka mjaftuar për t'u mbushur mendjen drejtuesve për këtë pistë. Gjithsesi, akoma nuk është dhënë "OK"-i përfundimt­ar. "Djemtë e detit" pritet të zbresin në fushë në datën 5 korrik në Durrës, ku për 10 ditë do të stërviten në ambientet e stadiumit "Niko Dovana". Më pas, në datën 16 korrik do të nisen me shumë mundësi drejt Italisë (mbetet për t'u konfirmuar zyrtarisht) për të zhvilluar fazën përgatitor­e. Sa i përket merkatos, drejtuesit janë në bisedime me disa lojtarë, duke filluar nga reparti i mbrojtjes për të vazhduar me sulmin, ku kërkohet një "bomber", që garanton mbi 15 gola në sezon. Sulmi është edhe një nga repartet që pritet të ketë më tepër ndryshime, pasi në këtë moment Latif Amadu është alter- nativa e vetme. Ndërkohë, mbrojtësit Dajan Shehi, që në pjesën e dytë të sezonit u aktivizua te Hajduku i Splitit i ka përfunduar huazimi dhe për të ardhmen e tij pritet të vendosë stafi teknik. Qendërmbro­jtësi që së fundi u ftua edhe nga Kombëtarja U21, është një lojtar i perspektiv­ës dhe bregdetarë­t nuk duan të nxitohen. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania