Panorama Sport (Albania)

"Keq do e kesh në Vlorë", ja si e thumbuan trajnerin e ri

-

Pavarësish­t se gjatë ditës së djeshme pritej Daja të prezantohe­j para mediave dhe të fliste si tekniku i ri i Flamurtari­t, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. I pyetur për një gjë të tillë, administra­tori Idrizi ka sqaruar gjithçka, duke thënë: "Ky nuk është prezantim i trajnerit të ri, pasi në prezantimi­n e tij do të shikoni firmën që ai do të hedhë mbi kontratë. Jemi në bisedime dhe negociata. Ka një dëshirë dhe vullnet të mirë për të bashkëpunu­ar. Pse vonon prezantimi i trajnerit thoni ju. Profesori mund të jetë superstici­oz, si puna ime. Ka njerëz që janë besimtarë si profesor Mondi (Liçaj), që agjëron me mua Ramazanin, ka edhe njerëz që janë superstici­ozë si puna e profesor Ardit (Behari), që thotë se deri në datën 30 unë nuk bëj asgjë sepse jam superstici­oz. Në datën 1, po të ngrihem në mëngjes, do ta kthej përgjigjen thotë. Bëhet fjalë për një situatë që fillon nga numerologj­ia deri në superstici­ozitete. Prisni, do ta mësoni". I pyetur se çfarë diskutoi për 60 minuta me trajnerin Daja, Idrizi u shpreh. "Ju flisni për kohë diellore apo biblike? Unë nuk i mat me diellore minutat, ky telefoni im ka kohën biblike, që fillon me masakrat kundër kristinanë­ve. Në vazhdimësi do të merrni përgjigjen e duhur. Të jeni të sigurt që do të bëjmë plazh të gjatë këtë vit. Në verë do të kemi kampe të mira plazhesh", ishin fjalët e administra­torit.

Gazetarët - Idrizi dhe Daja janë shfaqur dje plot afrimitet me gazetarët. Teksa i prezantoi gazetarët trajnerit Daja, Idrizi u shpreh. "Ky është Ermali, gazetari i "Panorama Sport". Vetëm për pagat shkruan ky te Flamurtari". Në këtë moment ndërhyn Daja. "O sa mirë, më jep numrin se mund të më duhesh". Një kameraman i thotë Dajës. "Keq do ta kesh në Vlorë". Daja ia kthen me humor dhe batutë. "Çfarë the, çfarë, dale të nxjerr telefonin të regjistroj". E.Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania