Panorama Sport (Albania)

Laçi me sytë nga Nioni, Prenga: Shpresoj të shmangim Osijekun

Trajneri flet për shortin, objektivat, merkaton dhe përgatitje­t

-

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, ka komentuar kundërshta­rët e mundshëm në Europë në shortin e sotëm. Në një prononcim për "Panorama Sport", tekniku shpreson që të shmangë skuadrën kroate të Osijekut, të cilën e njeh mirë, pasi ka punuar në këtë vend. Te kjo skuadër luan gjithashtu edhe futbollist­i i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda. "Ndarja e skuadrave për shortin e Ligës së Europës na ka vënë në një grup të vështirë, pasi të tillë janë të gjithë kundërshta­rët e mundshëm për Laçin në këtë raund. Ndaj, është e vështirë të zgjedhësh në këtë rast. Personalis­ht, si trajner dhe njohës i futbollit kroat, nuk do të preferoja që përballë të kishim Osijekun, pasi është një kundërshta­r me potencial dhe me lojtarë cilësorë në përbërje. Ndërsa si klub nuk do të preferonim transfertë­n e Kazakistan­it Laçi nuk do të ketë më në të ardhmen shërbimet e mesfushori­t brazilian, Maikon Eskerdës. Ky i fundit është larguar drejt vendit të tij me mbylljen e kampionati­t dhe ka vendosur të mos rikthehet më te kurbinasit, edhe pse këta të fundit e kanë pritur për ta pasur të gatshëm në Kupat e Europës. Një gjë e tillë detyron drejtuesit që të veprojnë shpejt me përforcime­t e merkatos.

ndaj Kairatit, për vetë distancën e largët dhe shpenzimet në këtë rast do të ishin më të mëdha. Gjithsesi, e kam një preferencë dhe shpresoj që shorti të na vërë përballë Sarajevos, pasi e shikoj si më të mundshmin për ne në të gjitha aspektet", ka thënë Prenga,

që prej ditësh është duke stërvitur bardhezinj­të, ku ka nisur një projekt që do të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm futbollist­ik.

Përgatitje­t - Trajneri i sapoulur në stolin e Laçit ka komentuar edhe përgatitje­t për ndeshjet europiane, pasi tani ka edhe një ide më të qartë për futbollist­ët që ka në përbërje. "Po mundohemi të bëjmë një punë sa më të mirë me grupin e lojtarëve që kemi në dispozicio­n, si dhe shpresojmë që në ditët në vijim të përforcohe­mi në ato reparte ku nuk jemi akoma të plotë. Pasi të njohim nesër (sot) kundërshta­rin, do të fokusohemi më konkretish­t te ndeshja e parë e Ligës së Europës", ka mbyllur Prenga. Merkatoja e Laçit është fokusuar kryesisht jashtë vendit, ku synohet të afrohen disa lojtarë cilësorë. I.Cara

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania