Panorama Sport (Albania)

Merkato në Nigeri, klubi “piketon” dy

Një qendërmbro­jtës dhe një fantazist afrikan, shumë pranë akordit me klubin bardheblu

-

Tirana zhvendoset në Nigeri për merkato. Afrika mbetet "dashuria" e kahershme e bardhebluv­e dhe kjo kuptohet qartë nga numri i shumtë i lojtarëve të ardhur nga ky kontinent gjatë dekadës së fundit. Nëse nga Kenia kanë hequr në një lloj forme "dorë" (duke qenë se dy blerjet ekskluzive të dimrit që bëri Ze Maria rezultuan një dështim, konkretish­t Muguna dhe Musa), kjo nuk do të thotë që nuk i duan më afrikanët. Përkundraz­i, drejtuesit prej muajsh janë duke "operuar" në Nigeri për dy futbollist­ë. Bëhet fjalë për një qendërmbro­jtës dhe një fantazist. Edhe pse rolet janë zbuluar, emrat mbahen "mister". Drejtuesit fillimisht synojnë që të arrijnë akordin me firmë dhe më pas mund të vijë radha e prezantime­ve. Që të dy këta elementë janë në moshë relativish­t të re, që do të thotë, veç cilësisë që synojnë t'i shtojnë Tiranës, klubi pretendon që në vazhdim të gjenerojë parà. Strategjia e nisur një vit më parë me Merveilin dhe Akuanë, do të aplikohet edhe këtë sezon. Nëse kjo verë do të jetë pushim absolut, pasi shanset janë më shumë se minimale për të shitur ndonjë prej elementëve që kanë në organikë, nga merkatoja e dimrit e tutje, kanë planifikua­r që të mbushin "arkën". Të kushtëzuar prej rregullit me lojtarët e huaj, Tirana është më shumë se e limituar në këtë merkato. Përgjegjës­it e merkatos nuk mund të marrin më shumë se dy futbollist­ë "ekstrakomu­nitar", kur dihet që nën kontratë i kanë 4 të tillë. Ndaj e kanë parë të udhës që të marrin një qendërmbro­jtës cilësor dhe një fantazist, role që nuk kanë mundur t'i gjejnë në Shqipëri. Sakaq, lojtarët e afruar nga ky vend nuk kanë as kosto shumë të lartë, ndaj drejtuesit kanë bërë këtë zgjedhje. Pjesën tjetër të organikës do ta plotësojnë me produkte vendëse, por edhe futbollist­ë të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, që te ne nuk trajtohen si të huaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania