Panorama Sport (Albania)

Zbardhet plani “B” i Elbasanit, nëse nuk sigurohen financat

Verdheblut­ë, seleksioni­me tek ekipi i të rinjve

-

Elbasani do të mundohet të krijojë një ekip pretendent për edicionin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, me synimin e vetëm për t'u ngjitur në Superiore. Normalisht, ta thuash tani këtë gjë, duket gati një mision i pamundur për t'u arritur, por në klub kanë shpresa se kur të nisë organizimi i skuadrës do të gjenden mundësitë për të krijuar një ekip, i cili të synojë elitën. Mësohet se drejtuesit e klubit po mundohen të kontaktojn­ë me futbollist­ë që konsideroh­en "ekspertë" të Kategorisë së Parë dhe e njohin mjaft mirë këtë kategori, të cilët do t'ua bënin më të lehtë realizimin e objektivit. Nuk mund të flitet ende për emra, pasi të gjithë janë me pushime dhe do të ishte e tepërt të kërkoje nga një skuadër e kësaj kategorie të niste grumbullim­in dhe merkaton, pikërisht që në muajin qershor. Frytet e punës do të shihen vetëm në muajin gusht.

PLANI B

Por, nëse dështon plani A, ai i thithjes së "ekspertëve" në skuadër, për shkak se nuk dihet se si do të shkojë çështja e financave, në klub janë duke menduar edhe planin B. Mësohet se sytë janë hedhur seriozisht nga të rinjtë e skuadrës dhe për këtë gjë do të bëhen edhe seleksioni­me në javët në vazhdim, për të parë se cilët elementë mund të bëjnë punë për ekipin e parë. Sigurisht, kjo gjë nuk do ta bënte Elbasanin një ekip pretendent, por të paktën nuk do të ishte në kushtet e rrezikut të mbijetesës në Kategorinë e Parë dhe të rrezikonin sërish të binin në të Dytën. Gjithsesi, mbetet e gjitha për t'u parë në javët në vazhdim se cili do të jetë objektivi i Elbasanit për këtë sezon, por shpresat për të pasur një ekip konkurrues nuk janë humbur ende. Verdheblut­ë kanë katër vite radhazi që nuk janë pjesë e Superiores dhe janë vërtet shumë për një ish-ekip kampion. V.Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania