Panorama Sport (Albania)

Daja trajneri i ri i Flamurtari­t, Idrizi: Iliri u bë... bregdetar

Zbardhen batutat e administra­torit gjatë prezantimi­t

- ERMAL SIKA

Nuk ka më dilema, Ilir Daja është tra jneri i ri i Flamurtari­t. "Panorama Sport" zbuloi që në fillim tratativat dhe faktin që Daja do të ishte kreu i ri i pankinës vlonjate dhe ashtu ndodhi. Dje rreth orës 18:00, trajneri kryeqyteta­s, që ka drejtuar Skënderbeu­n sezonin e fundit, ka mbërritur nga Tirana dhe është shfaqur në stadiumin "Flamurtari". Ai është pritur në ambientin e jashtëm të stadiumit nga administra­tori Sinan Idrizi si dhe nga drejtues të tjerë të klubit dhe anëtarë të bordit drejtues. E ndërsa të tjerët mbetën jashtë, brenda klubit është futur vetëm administra­tori Idrizi dhe trajneri Daja. Të dy kanë qëndruar kokë më kokë për 30 minuta në zyrën e Idrizit, që ndodhet në katin e dytë të klubit. Në këtë takim, të dy bashkë, administra­tori dhe trajneri i ri, mësohet se kanë diskutuar për detajet e fundit të kontratës, por edhe për lojtarët që trajneri pëlqen. Pas 30 minutash, takimit i janë bashkuar edhe ish-trajneri Ardi Behari, si dhe drejtori i Këshillit Konsultati­v që u ngrit provizoris­ht kur klubi mbeti pa struktura, Edmond Liçaj. Ata kanë diskutuar në frymë miqësore me njëri-tjetrin, ndërsa i kanë uruar suksese trajnerit Daja.

Batutat - Në momentin që në ambientet e klubit po zhvillohej takimi me trajnerin e ri, mediat ishin në pritje jashtë stadiumit, teksa administra­tori Sinan Idrizi për "Panorama Sport" njoftoi para takimit se do të dilte në një konferencë për shtyp me trajnerin Daja. Konferenca u njoftua në orën 18:30, por mediat kanë hyrë në klub 60 minuta më vonë, në orën 19:30. Madje, Idrizi ka ftuar median në zyrën e tij dhe jo në sallën e konferenca­ve. Sapo ka parë gazetarët që të shfaqeshin në derën e hapur të zyrës së tij, Idrizi u është drejtuar atyre. "Hajdeni, bëni filmime dhe foto. Nuk do të japim konferencë për shtyp". Më tej, Idrizi i ka prezantuar Dajës me radhë gazetarët, ku nuk kanë munguar as batutat. Idrizi, teksa po fotografoh­ej ka ngritur katër gishtat lart dhe u është drejtuar gazetarëve. "E dini ju se çfarë dua të them me këto katër gishtat…? Do të thotë që jemi katër veta. Idrizi ka preferuar të pozojë ulur, por ka kërkuar të fotografoh­et me gazetarët edhe në këmbë me trajnerin e ri Daja, si dhe me

Beharin dhe Liçajn. Por Idrizi nuk ka kursyer batutat, teksa pas fotove të rastit u është drejtuar gazetarëve. "Të dielën janë zgjedhjet në Turqi, ndaj e shtymë edhe prezantimi­n e trajnerit, do ta mbajmë më vonë". Trajneri Daja është shfaqur mjaft i buzëqeshur në takimin me Idrizin, madje edhe nga ana e trajnerit nuk munguan batutat me gazetarët. Idrizi nuk ka lënë pas batutat. "Të jesh në Vlorë e të flasësh gjë tjetër përveç plazheve, unë nuk e marrë vesh këtë punë. Profesor, se ju vini nga një qytet alpin nga e kaluara. Nga Tirana në Korçë, që është qytet fantastik, por ju kemi pjesë të Vlorës. E ka filluar plazhin në Vlorë para një muaji, kur nuk kishte filluar sezoni akoma. Apo jo profesor? Di që e keni nisur plazhin i pari në Vlorë bashkë me djalin. Djalin e kemi tonin,

nip lab me gjoksin klasik fare", ishin fjalët e Idrizit. Daja i përgjigjet. "Kam 20 vjet që e bëj plazhin në Vlorë".

Diskutimet - I pyetur se çfarë diskutoi për 60 minuta me Dajën, Idrizi me batutë u përgjigj. "Kemi gjysmë ore bashkë që po flasim për jahtet që do të ndërtojmë në Vlorë, për ' Air Albania", për sulmet e opozitës", tha Idrizi. Pas takimit, Daja nën shoqërinë e drejtuesve të klubit, kanë dalë në pjesën e tribunës së klubit, duke konsumuar cigare. Të parët e kanë ndezur anëtarët e bordit, ndërsa trajneri Daja iu është drejtuar. "Nuk lejohet të pini duhan këtu", por më pas e ka ndezur edhe vetë. Më tej, si Daja ashtu edhe Liçaj u kanë treguar të pranishmëv­e në formë batute histori me cigare, të cilat sollën edhe humor te të pranishmit.

 ??  ??
 ??  ?? Trajneri Daja dhe drejtuesit e Flamurtari­t dje gjatë takimit
Trajneri Daja dhe drejtuesit e Flamurtari­t dje gjatë takimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania