Panorama Sport (Albania)

Nejmari Nejmari alarmon alarmon Brazilin, Brazilin, Nojer Nojer i i jep jep zemër Gjermanisë Gjermanisë

"Skuadra është e bashkuar, e dimë si të dalim nga situata"

-

Rusia “kualifikoh­et”, Senegali leksion Polonisë së Levës

Argjentina, Maradona: Aguero të luajë

Zero alkool dhe femra, ja sekretet e Herri Kejnit

Portugalia dhe Spanja, sprint për fitoren e parë

Në ndeshjen ndaj Meksikës, Nojer ishte siguria më e madhe për skuadrën gjermane. Portieri bëri disa dalje të sigurta si dhe ishte në pozicion në disa gjuajtje të kundërshta­rit. Dje ai foli përpara nisjes për në Soçi, aty ku do të luajnë ndeshjen e dytë në grup ndaj Suedisë. Manuel erdhi në konferencë plot 50 minuta me vonesë, pasi ishte në një mbledhje me ekipin dhe stafin. Nojer s'i mori përgjegjës­itë e humbjes ndaj Meksikës dhe premtoi që skuadra e tij do të ringrihet dhe do të kualifikoh­et për në fazën me eliminim direkt. Gjermania do të luajë ndeshjen më të rëndësishm­e në këtë Botëror ndaj Suedisë të shtunën në orën 20.00 Soçi. Skuadra ka udhëtuar sot në qytetin ku janë zhvilluar Lojërat Olimpike dhe do të kthehet në Moskë një ditë pas ndeshjes.

Si e menaxhuat këtë humbje?

Sapo erdha nga një mbledhje me skuadrën. Biseduam se çfarë duhet të bëjmë më mirë në ndeshjen e ardhshme. Ndonjëherë është mirë kur ia themi njëritjetr­it gjërat në fytyrë, kjo është dhe pjesë e punës sonë. Jemi kritikuesi­t më të mëdhenj të vetes tonë. Ne jemi shumë të inatosur dhe të mërzitur për humbjen ndaj Meksikës. Është një ndjesi çliruese kur flet për këto gjëra.

Kush është detyra e liderëve të skuadrës?

Kemi disa lojtarë në skuadër që kanë luajtur disa kampionate botërore. Asnjëri nga këta lojtarë nuk është tërhequr, por ka marrë përgjegjës­itë e tij. Që tani, çdo ndeshje për ne është një finale. Ndeshjen ndaj meksikanëv­e nuk e kthejmë dot mbrapsht. Fizikisht ishim në lojë, nuk na mungoi as dëshira për të luajtur, por thjesht nuk luajtëm ashtu siç dimë. Tani lojtarët duhet të japin gaz, ne e dimë që mund t'ia dalim dhe këtë do ta tregojmë edhe ndaj Suedisë.

Ka përçarje në skuadër? Nuk ka asnjë përçarje, nuk jemi dy skuadra. Ekziston vetëm një. Lojtarët e rinj janë po aq të rëndësishë­m sa ne. Ata kanë fituar Kupën e Konfederat­ave.

Sa e njihni fushën e Soçit?

Më vjen mirë që do të udhëtojmë në Soçi. Një ndërrim i fushës, stadiumit dhe qytetit do të na bëjë mirë. Do të kishim dëshirë të luanim ndaj Suedisë një ditë pas humbjes me Meksikën për të rregulluar gjërat që prishëm.

Si do të përgatiten­i për Suedinë?

Është e rëndësishm­e të zbatojmë në 100 për qind filozofinë e trajnerit. Nuk duhet të ketë dy mendje të ndryshme. Jam i sigurt që do të tregojmë një fytyrë tjetër, për këtë jemi përgatitur në fushë dhe jashtë saj.

Duhen ndryshime në formacion? Ndaj Meksikës kishim në formacion lojtarë me eksperienc­ë, që kanë qenë më parë në situata të tilla loje. Mendoj se të gjithë lojtarët që janë sot me ne këtu janë në gjendje ta kalojnë këtë humbje. Pyetja është vetëm a janë gati? Jam i sigurt që po. Nuk do ta ndërroja të gjithë formacioni­n e parë, me përjashtim të një lojtari ose tjetri. Ka presion nga pankina? Të gjithë lojtarët që erdhën nga stoli bënë një paraqitje të mirë. Mund ta ndieje që skuadra lëviz më shumë dhe kishte më frymëmarrj­e. Kjo u pa dhe pas ndeshjes të hënën në stërvitje. Të gjithë ishin të impenjuar dhe luftonin për një vend në formacion. Edhe pse nga ana psikologji­ke ishim pak të rënë. Çdo lojtar do të ketë shansin e tij, nuk do të ndalojmë askënd të shprehë atë që di të bëjë.

Keni qenë në një situatë

të tillë gjatë Botërorit në Brazil?

Po, ishte ndeshja ndaj Algjerisë, ku fituam 2- 1 në kohën shtesë. Edhe atëherë zhvilluam një lojë shumë të dobët ndaj një kundërshta­ri shumë modest. Pjesa e parë ndaj Meksikës më kujton atë ndeshje katër vite më parë. Pra, kjo situatë ka ekzistuar edhe më parë. Por, kurrë nuk kemi qenë kaq të bashkuar, komunikimi pas humbjes me Meksikën tregon që kemi karakter të fortë. Ky është një sinjal pozitiv, çdo lojtar në skuadër kërkon të reagojë në ndeshjet e mbetura. Siç e theksova edhe më sipër janë të gjitha finale për ne. Një Meksikë të dytë nuk do të ketë. Skuadra beson se mund të kualifikoh­et për në fazën e eliminimev­e. Suedia dhe Koreja e Jugut janë shansi jonë i fundit për të treguar se jemi kampionët e Botës në fuqi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania