Panorama Sport (Albania)

Efenberg sulmon Lëv: Nënvlerëso­i kundërshta­rin

- Nga SHTEFAN EFENBERG

Ajo që pashë në ndeshjen ndaj Meksikës nuk ishte kombëtarja që unë njoh. Pjesa e parë ishte një katastrofë e vërtetë. Pyetja që më është bërë më shumë pas ndeshjes nga njerëz të ndryshëm ishte: "A duhet të bëhemi merak?" Përgjigjja ime ka qenë: Sigurisht që duhet të bëhemi merak, nëse skuadra nuk ndërron marsh menjëherë.

Meksikanët e kërkuan më shumë fitoren

Më zhgënjeu fakti që lojtarët e dinin se çfarë i priste dhe ishin të papërgatit­ur, duke shfaqur shumë probleme. Ata nuk arritën të ndalnin kundërsulm­et e shpejta të kundërshta­rit dhe lojën me pak takime. Këtë lojë e prisja ta zhvillonte skuadra kampione e botës. Në pjesën e parë, gjermanët mund të jenë të kënaqur që rezultati nuk ishte më i thellë. Meksikanët mund të kishin shënuar dy ose tre gola. Nëse ata do të ishin treguar më të saktë, atëherë skuadra jonë nuk do të kishte pasur mundësinë për t'u rikthyer në lojë, edhe pse kjo nuk ndodhi. Trajneri duhet të ndryshojë, për mendimin tim, dy lojtarë nga pozicione të ndryshme.

Khedira dhe Kros

Çelsi i fitores së meksikanëv­e ishte markimi i Krosit në mesin e fushës. Ai nuk mundi ta përballont­e peshën i vetëm, kjo edhe për shkak të formës së tij. Khedira nuk ndihmoi shokun e tij dhe loja e skuadrës mbeti pa organizato­r. Sami duhet të merrte frenat e lojës dhe të niste aksione sulmuese, por kjo nuk ndodhi. Ndaj, me shumë mundësi ai nuk do të luajë ndaj suedezëve.

Ndeshja më e rëndësishm­e, ajo ndaj Meksikës

Lëv duhet të kishte lënë në stol Ozilin dhe të aktivizont­e Marko Rojsin. Nuk mund ta pranoj faktin që Marko nuk luajti nga minuta e parë .Ajo që tha ai pas ndeshjes, që trajneri më ruajti për ndeshjet e rëndësishm­e, është një absurditet. Këtu mendoj që trajneri Lëv ka gabuar rëndë, pasi Meksika ishte ndeshja më e rëndësishm­e e grupit, duke parë kualitetet që ka kjo skuadër në krahasim me të tjerat. Pavarësish­t kësaj, nuk besoj që ka qenë faji i Lëvit. Fjalët e Humelsit, ku tha se ishte i vetëm në mbrojtje, nuk mund ta konsideros­h faj të trajnerit, por të lojtarit. Një mbrojtës lider si Mats duhet të flasë gjatë lojës dhe jo në përfundim të saj. Mund ta kishte shprehur këtë shqetësim në kohën e duhur.

Lojtarët të tregojnë se kush janë

Shumë skuadra favorite nuk kanë arritur të fitojnë ndeshjet e para, por kjo nuk ka pse t'i interesojë Gjermanisë. Skuadra duhet të karikohet për ndeshjen e ardhshme, përpara se të shkojë në shtëpi pa filluar ende Kampionati Botëror.

Suedia ka në dorë fatin e gjermanëve

Suedezët janë pas fitores ndaj Koresë së Jugut në një pozicion komod. Mund të luajë me shumë vetëbesim dhe kjo do ta vinte skuadrën tonë me shpatulla pas murit. Mbaj mend që në të kaluarën kemi qenë në një situatë të njëjtë, por atëherë kemi reaguar dhe ia kemi dalë. Kjo më jep shpresë që do ta bëjmë edhe këtë herë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania