“CR7” bëhet legjendë: Duam vendin e parë në grupin tonë
Portugezi tregon edhe sekretin e modelit të mjekrës
Kristiano Ronaldo është një "përbindësh", sepse për të dytën ndeshje radhazi në këtë Kupë Bote merr për dore skuadrën e tij. Shënon, nervozohet dhe në fund të sfidës jo vetëm i dhuron Portugalisë 3 pikë, por në të njëjtën kohë shkruan emrin e tij me germa të arta në historinë e futbollit. Më saktë, nga pasditja e djeshme është ai "mbreti" i golave në Europë, për sa u përket atyre të shënuar me bluzën e përfaqësueses. "CR*", me goditjen e radhës së bërë dje, u ngjit në kuotën e 85 golave, duke kaluar kështu Ferenc Pushkashin, që kryesonte me 8>. Në këtë mënyrë, 33- vjeçari luzitan merr fronin e goleadorëve të kontinentit të vjetër dhe për t'u ulur edhe në atë Botëror tashmë i duhet të kapë vetëm iranianin, Ali Daei, me 10H realizime. Sigurisht që ky rekord personal e gëzon shumë Kristiano Ronaldon, por ai është i përqendruar mbi të gjitha te ky udhëtim në Rusi, nga i cili vendos edhe objektivin. "Kalova PushkashinI Është bukur kur shënon, por akoma më shumë kur vendos edhe një rekord të tillë, sepse po flasim për një
legjendë. Personalisht jam shumë i lumtur për këtë arritje personale, por mbi të gjitha jam i lumtur për tri pikët. Ishte shumë e vështirë kundër Marokut, por ndryshe nga e kaluara, Portugalia tashmë di të mbrojë mjaft mirë. Është e vërtetë që nuk ishim perfekt,
madje na mungojnë ende mjaft gjëra për të korrigjuar, por e rëndësishme është që me këto tri pikë do e presim më të qetë sfidën e fundit në grup dhe duam që ta mbyllim në vendin e parë. Lënia e mjekrësI Lindi nga një shaka me Kuarezmën. Përpara
ndeshjes me Spanjën, ishim të dy në sauna dhe ndërsa po eksperimentoja me mjekrën u ktheva nga ai dhe i thashë: 'Nëse shënoj kundër Spanjës, do ta mbaj deri në fund të turneut'. Dhe me sa duket më solli fat, ndaj do ta mbaj deri në fund të Botërorit".