Flet e ëma: Mesi qau pas kritikave
Leo pret sot “derbin” me Modriçin, për të dy mund të jetë Kupa e Botës e fundit
arazimi kundër Islandës ka vënë Argjentinën në një pozitë të vështirë, aq më shumë duke menduar se ishte mbi të gjitha Lionel Mesi ai që e kushtëzoi rezultatin, duke gabuar penalltinë që mund t'i jepte fitoren kombëtares së tij. Pas atij gabimi, edhe pse media dhe tifozët u përçanë, gjithsesi akuzat ndaj numrit 10 ishin të shumta dhe postsfida për "Pleshtin" ka qenë shumë e dhimbshme, siç tregon mamaja e kapitenit të bardhekaltërve, Selia Kuçitini. "Ne vuajmë familjarisht kur ai kritikohet. Thonë që atij nuk i intereson, por luan në kombëtare vetëm sepse është i detyruar, por kjo është një gënjeshtër e madhe. Nëse do ta shihnin Leon ashtu siç e shohim dhe e njohim ne, duke vuajtur dhe duke qarë çdo herë, të gjithë do të ndryshonin ide. Këto kritika e plagosin rëndë, akoma më shumë pas penalltisë së humbur ndaj Islandës, gabim pas së cilit qau shumë. Leo e jeton me pasion dhe me shumë krenari Kupën e Botës, sepse fitorja e këtij trofeu është ëndrra e tij më e madhe dhe punon shumë për të arritur këtë objektiv", deklaroi mamaja e fenomenit argjentinas.
MESI KUNDËR MODRIÇ - Nëse Lionel Mesit me shokë nuk u falen gabimet, kroatët nga ana e tyre kanë pak për të qenë të stresuar, sepse ndeshjen e parë e kanë fituar dhe me tri pikë mund të jenë më të qetë në pritje të Argjentinës. Gjithsesi, dueli i sotëm është i gjithi për t'u shijuar sepse në brendësi të tij do të jetë edhe një derbi, një Barcelona-Real Madrid i fshehur, i cili do të shohë si protagonistë dy numra 10-të të mëdhenj, pikërisht Leo Mesin dhe Luka Modriçin. Nëse për "Pleshtin" fitorja është një detyrim, për yllin kroat mund të jetë një hakmarrje personale, duke qenë se në kampionat, ai nuk fitoi asnjë "El Clasico" përballë Barcelonës së Argjentinasit. Por nëse klubet dhe Botërori ndajnë rrugët e këtyre dy kampionëve, mund të jetë tërheqja nga kombëtarja ajo që mund t'i bashkojë. Nëse Modriç e ka paralajmëruar se ky do të jetë Botërori dhe aventura e fundit që do të luajë me Kroacinë, edhe Mesi mund të marrë këtë ven-
dim, në rast të një tjetër dështimi me kombëtaren. Madje, Leo e mori një vendim të tillë pas Botërorit të kaluar, por më pas e rimendoi vendimin dhe vendosi që të kthehet sërish tek Argjentina.