Panorama Sport (Albania)

Strakosha, një hap larg Liverpulit

Mediat angleze e bëjnë fakt të kryer transferim­in e portierit kuqezi

- OLSI TUJANI

Merkato e transferim­eve e ka vënë në qendër të vëmendjes. Kjo, për vetë paraqitjet mjaft pozitive që ka bërë me Lacion gjatë sezonit të fundit. Thomas Strakosha, nga mediat britanike, por edhe ato italiane, lakohet se...

erkato e transferim­eve e ka vënë në qendër të vëmendjes. Kjo, për vetë paraqitjet mjaft pozitive që ka bërë me Lacion gjatë sezonit të fundit. Thomas Strakosha, nga mediat britanike, por edhe ato italiane, lakohet se është shumë pranë transferim­it te Liverpuli. Drama në finalen e Champions-it përballë Realit, me portierin Karius, ka bërë të kuqtë që të vihen menjëherë në lëvizje për një gardian të ri.

TRATATIVAT - Thomas Strakosha ka qenë një nga garancitë e Lacios në prapavijë. Portieri shqiptar zuri vendin e Marketit një vit më parë, në fundin e sezonit dhe këtë vit u bë gardiani i parë i bardhekalt­ërve. Trajneri Jurgen Klop ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të afrojnë një portier që ofron garanci dhe dy synimet e Liverpulit ishin portieri i Romës, Alison, dhe ai i Lacios. Për të parin, kryeqyteta­sit kërkojnë të paktën 70 milionë euro dhe kjo shifër duket për momentin e ekzagjerua­r për politikat e skuadrës së Premier Ligës. Në këto kushte, emri i Strakoshës mbeti në krye të listës si një nga portierët që ofrojnë garanci.

TRANSFERIM­I - Lacio dhe presidenti Lotito kërkojnë të paktën 40 milionë euro për të lënë të lirë gardianin, ndërkohë që tabloidi anglez "The Mirror" ka bërë me dije se Liverpul është fare pranë akordit për shqiptarin. Një javë më parë, ishte Bajer Leverkusen që ofroi deri në 30 milionë euro, por bardhekalt­rit rezistuan. Mediat në Itali e pranojnë afërsinë mes palëve për transferim­in e Strakoshës te Liverpul dhe bëjnë me dije që Lacio, përveç afrimit të portierit nga Olimpiakos­i, po mendon edhe Iker Kasijasin për edicionin e ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania