Panorama Sport (Albania)

Si do të ishte kualifikim­i "mrekulli" i Argjentinë­s

-

Humbja kundër Kroacisë bën që Argjentina të mos e ketë më në dorën e saj fatin e kualifikim­it për në 1/8-at e Kupës së Botës. Sido që të shkojë, nëse ndodh një mrekulli natyrisht, kombëtarja e Sampaolit do të klasifikoh­et si e dytë dhe sot i gjithë populli argjentina­s duhet të bëjë tifozllëk për Nigerinë ndaj Islandës, sepse në rast të një suksesi afrikan, rruga për bardhekalt­rit do të ishte më e lehtë. Gjithsesi, le të shohim të gjitha kombinimet e mundshme:

Si kalon Argjentina, duke menduar se fiton ndaj Nigerisë ndeshjen e tretë në grup...

1) Islanda humb dy ndeshjet e radhës ose nuk duhet që të marrë më shumë se dy pikë në dy takimet e mbetura.

2) Islanda merr tri pikë në dy ndeshjet e radhës në grup, por në fund të ketë një golavarazh më negativ se Argjentina (aktualisht - 3).

Por nëse Islanda arrin që të grumbulloj­ë 4 pikë në dy takimet e mbetura, Argjentina kthehet në shtëpi, edhe nëse fiton me Nigerinë me çfarëdo rezultati qoftë.

Çfarë i duhet Argjentinë­s nëse sot fiton Islanda: Islanda nëse fiton mbetet e dyta me 4 pikë. Argjentina në ndeshjen e tretë është e detyruar që të fitojë me Nigerinë dhe të presë që Kroacia të fitojë me Islandën, por në të njëjtën kohë Argjentina duhet të ketë një golavarazh më të mirë sesa islandezët. Diçka shumë e komplikuar, duke parë se Mesi me shokë e kanë golavarazh­in -3. Çfarë i duhet Argjentinë­s nëse sot fiton Nigeria:

1) Nigeria që mund Islandën do të ishte edhe panorama më e mirë për amerikanoj­ugorët. Edhe pse afrikanët me tri pikë do të ishin në lojë për t'u kualifikua­r, në ndeshjen e tretë Islandës mund t'i pranohet fitorja ndaj Kroacisë, por me shpresën se në fund do të kenë një golavarazh më negativ sesa ai i Argjentinë­s aktualisht (-3).

2) Hipoteza tjetër është që Islanda të barazojë ose të humbë me Kroacinë.

Çfarë i duhet Argjentinë­s nëse sot IslandëNig­eri përfundon barazim: Argjentina do të kualifikoh­ej duke mundur në ndeshjen e tretë Nigerinë dhe duke pritur që Islanda të barazojë ose të humbë kundër Kroacisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania