Panorama Sport (Albania)

Sampaoli: Nuk ndiej turp, por dhimbje për popullin tonë

"Unë fajtor, shpresoj që fati të na japë një shans"

- JETON STAMOLLA

Trajneri i Argjentinë­s, Horge Sampaoli, u largua me shumë shpejtësi dhe shumë i irrituar drejt dhomave të zhveshjes, menjëherë sapo ndeshja përfundoi dhe normalisht që përpara gazetarëve nuk kishte se si të mos merrte përsipër përgjegjës­itë për këtë dështim aktual në Botërorin rus. Madje, ai i ka kërkuar falje publike të gjithë popullit argjentina­s, i cili nuk është kursyer dhe kishte udhëtuar drejt Rusisë me shpresa të mëdha, ndërkohë që ndien fundin e turneut. "Për këtë ndeshje plani nuk funksionoi, por tani duhet të shpresojmë dhe te një shans minimal për të qëndruar dhe për të luftuar ende. Nuk ndiej turp për atë që kemi shfaqur deri tani në fushën e lojës, edhe pse premisat ndaj nesh diheshin që ishin të mëdha, por nuk mund ta fsheh se kam një dhimbje të fortë për këtë humbje dhe për popullin argjentina­s, i cili jo vetëm ka besuar, por ka shpenzuar shumë për të na ndjekur neve deri në Rusi. Mesi sërish në hije? Përgjegjës­ia është e gjitha e imja. Nuk duhet të kapemi pas situatave të lojtarëve në fushë apo të individëve. Nëse gjërat nuk xhirojnë në fushë është përgjegjës­i e trajnerit. Fakti që nuk patëm fat për ta zhbllokuar ne ndeshjen, me rastet që patëm na demoralizo­i psikologji­kisht dhe pastaj nuk kishim çfarë të bënim më. Aq më shumë, teksa Kroacia na ndëshkoi shumë shpejt në fillimin e pjesës së dytë, duke shfrytëzua­r një gabim tonin, i cili mund të ishte shmangur shumë lehtë, vazhdon Sampaoli, i cili kur pyetet për diferencën se pse Mesi nuk po shkëlqen dhe Ronaldo po, ai shpjegon. - Nuk është as vendi dhe as koha për të kërkuar krahasime. Fakt është që Kristiano është një lojtar i jashtëzako­nshëm dhe për këtë flasin qartësisht titujt e fituar në karrierë me klubin dhe me kombëtaren e tij. Por më shumë se kaq nuk mund dhe nuk dua të shtoj, duke parë të gjithë situatën me të cilën unë dhe futbollist­ët e mi po përballemi. Duam vetëm të shpresojmë dhe të besojmë deri në fund, se fati mund të na japë një shans që të kalojmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania