Panorama Sport (Albania)

ARGJENTINA

-

KABAJERO 3,5 - Thjesht i rrjedhur. Çmenduri zgjedhja që bën dhe çmenduri edhe gafa teksa kërkon sombreron në një moment delikat. Budallallë­ku i tij rrëzoi kështjellë­n prej letre të një Argjentine inekzisten­te.

MARCADO 4 - Një mbrojtës krahu që struket në qendër dhe ia lë gjithë hapësirën Perisiçit. Mediokër.

OTAMENDI 4 - Keq edhe ai. Ky pra, "njeriu që nuk di të humbë", u fal nga arbitri për atë shkelm në trup ndaj Rakitiçit. Nuk lexon asnjë aksion të Kroacisë.

TALJAFIKO 4,5 - I papërshtat­shëm për këto nivele. Të mendosh që kjo kombëtare kishte dikur ca burra si Samuel apo Zaneti dhe më pas të shohësh këtë në fushë thjesht bie në depresion.

SALVIO 5 - Nga krahu i tij i vijnë të gjitha telashet Argjentinë­s, sepse as sulmon dhe as mbron. (Nga min 56' PAVON 5,5 - U fut kur Argjentina ishte në depresion dhe nuk e pa kurrë topin me sy).

MASHERANO 4 - I tmerrshëm edhe ai. Një mbrëmje kaq e errët saqë demonstroi më së miri rrënimin e një skuadre. Dueli me Modriçin dhe Rakitiçin e vunë në siklet të madh. PEREZ 4 - Gaboi golin që mund të kishte ndryshuar ndeshjen. (Nga min 68' DIBALA 5,5 - Hyri kur katastrofa kishte nisur dhe gjuajti vetëm dy herë drejt portës, megjithëse e ndërroi krahun 5 herë. Të dyja gjuajtjet zhgënjyese. Kaq.)

AKUNA 4,5 - Disa sprinte në fillim, pastaj Vrsaljko e zvarriti në fushë pa mëshirë. I dobët.

MEZA 6 - Një nga më pak t këqijtë e mbrëmjes. Inteligjen­t te pasimi i Perezit që e shpërdoroi në mënyrë acaruese dhe detyroi Subashiçin të bënte një mrekulli te gjuajtja e pjesës së dytë. MESI 4,5 - Në pjesën e parë preku 20 topa, dy më pak se Kabajero që është portier. Në pjesën e dytë është më keq kur zbret në mesfushë dhe synon ta marrë topin vetë e të shpikë ndonjë gjë. Problemi është që rreth tij ka vetëm boshllëk dhe jo vetëm që nuk e merr ekipin mbi shpatulla, por fundoset bashkë me të. Karriera nuk gjykohet me një ndeshje, por tek Argjentina dha provën e radhës se nuk është ai i Barcelonës.

AGUERO 4,5 - E preku topin shumë pak herë. (Nga min 54' HIGUAIN 6 - Hyn dhe provon të bëjë repart i vetëm. Lufton si të mundet dhe është shumë më mirë se të tjerët). Trajneri SAMPAOLI 3 - Fytyra e një dështimi. Konfuzion, eksperimen­te kot, zero plan B dhe yje të lënë jashtë pa të drejtë. Koha tregoi se zvarritja e Argjentinë­s që nga faza eliminator­e deri tani ka qenë edhe për faj të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania