Panorama Sport (Albania)

‘Gjelat’ i falen Mbapesë, Franca likuidon Perunë

Amerikanoj­ugorët eliminohen, një shtyllë u heq lavdinë

- Përgatiti: OLSI TUJANI

Dy ndeshje dhe gjashtë pikë bëjnë që Franca të sigurojë kualifikim­in në Grupin C. Të besuarit e Didie Deshamp kanë mundur minimalish­t Perunë, duke bërë që të dyja skuadrat të ndahen ekstremish­t mes tyre që pas këtij 90- minutëshi: "Gjelat" do të këndojnë edhe në fazën e 1/ 8- ave, ndërsa amerikanoj­ugorët eliminohen nga Rusi 2018. Një gol i Kilë Mbapesë në minutën e 34-t, mjaftoi për tri pikë dhe kreun e grupit. Franca ka dy pikë më shumë sesa Danimarka ndjekëse, me të cilën do të bëjë llogaritë për të vendosur skuadrën kryesuese.

NDESHJA - Rasti i parë i ndeshjes është i Francës, me Grizman që finalizon keq. Pak minuta më vonë, është Pogba që provon nga distanca, por jo më shumë se goditje nga këndi. E radhës është një tentativë e Varane, i cili godet me kokë pas një goditjeje nga këndi, por pa saktësinë e duhur. I radhës që shpërdoron është Grizman, që nuk gjen as kuadratin i gjendur brenda në zonë. Në minutën e 31- të, Peruja reagon me një rast të rrezikshëm, ku e majta e Guerreros detyron Loris të largojë me këmbë. Rasti kalon në anën tjetër dhe këtë herë, Franca gjen golin e avantazhit. Në minutën e 34-t, Zhirud nga e majta tenton me një parabolë, por pasi kalon portierin dhe fare pranë vijës fatale, është Mbapë që e shtyn drejt rrjetës. Në të 43- ën, Franca i afrohet golit të dytë, me Hernandez që në fillim gjuan me të majtën, por pasi tentativa bllokohet, është i pasaktë në momentin e dytë. Pjesa e dytë nis me një rast për Perunë në të 50- ën, ku goditja e fuqishme e Pedro Akuinjos ndalet në shtyllë. Një tjetër tentativë e Perusë gjen Lorisin të përgatitur, por rezultati mbetet i pandryshua­r. Franca siguron kualifikim­in, por ende nuk tregon shkëlqim që t'i shkojë për shtat ekipit të mbushur me yje...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania