Panorama Sport (Albania)

Botërori “i vogël”, kampionët po vuajnë

Tifozëve u ka mbetur të shijojnë birrat, pa to mërzi ‘për vdekje’

- Përgatiti: LEDIO NASE

dhe pse shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Arabisë Saudite, Luis Suarez nuk ishte plotësisht vetvetja e nuk u pa aspak në të parën, kundër Egjiptit. Sulmuesi humbi dy raste të pastra për shënim, por skuadra e tij mori tri pikët në fund, falë një goli nga goditja e këndit. Robert Levandovsk­i ishte gjithashtu në hije me ekipin e tij: Polonia u mund nga Senegali me rezultatin 2-1 dhe bomberi i Bajernit të Mynihut nuk ishte protagonis­t. Edhe pse polakët në përbërje kanë emra të njohur, si Milik apo Blazhikovs­ki. Lionel Mesi iu afrua shumë sjelljes së "dhisë", por kjo më shumë për ankimet ndaj arbitrit. "Pleshti" humbi mundësinë për të shënuar golin e fitores për vendin e tij, duke gabuar nga pika e bardhë. Barazimi 1- 1 ndaj Islandës ishte më shumë se një zhgënjim. Pa harruar Nejmarin, i " zëvendësua­r" nga Kutinjo. "RAUNDI" I DYTË, SHUMË PAK GOLA

Portugalia dhe Maroku u ndanë në rezultatin 1-0 me golin e Ronaldos, më pas ishte radha e Uruguait me Arabinë Saudite, që u mbyll në shifrat 1- 0 për amerikanoj­ugorët. Po atë mbrëmje, të gjithë prisnin të shihnin gola në takimin midis Spanjës dhe Iranin: iberikët ishin favoritët në letër dhe në fushë, por Irani u mbrojt sikur të kishte marrë leksione nga Italia. Madje, ata shënuan edhe golin e barazimit, por u anulua nga asistenti.

PSE PO VUAJNË TË MËDHATË?

Një përgjigje u përpoqën ta japin në një analizë taktike emetuesit "ARD", pas IranSpanjë: trajneri Kerioz kishte udhëzuar lojtarët të qëndronin të ngjeshur me kundërshta­rin dhe të luanin në zonë të ngushtë. Plot 10 lojtarë iranianë ishin të vendosur në një hapësirë jo më shumë se 40 metra në hyrje të zonës së rreptësisë. Spanjollët kishin probleme në gjetjen e hapësirave dhe kështu u vunë në vështirësi. 47 gola në 21 ndeshje, 9 nga këto me penallti, pesë gola direkt nga goditja dënimit dhe tre nga goditjet standarde. Pa llogaritur këtu goditjet e këndit, nga të cilat janë shënuar 6 gola. Autogolat gjithashtu kanë qenë të shumtë: plot 5 të tillë. Pra, deri tani është parë një Botëror i dobët, tifozëve u ka mbetur vetëm të shijojnë birrat në stadium, pasi pa to, me siguri do të mërziteshi­n "për vdekje"...

LODHJA E LOJTARËVE

Një faktor i rëndësishë­m për çdo futbollist e skuadër: por, kur bëhet fjalë për lojtarë që gjatë sezonit kanë luajtur mbi 50 ndeshje në klubet e tyre, kjo është shqetësues­e. Buskets i Spanjës i ka luajtur pothuajse të gjitha takimet me Barcelonën. Për të mos shkuar në Angli, ku Heri Kejn me shokë janë në aktivitet edhe gjatë Krishtlind­jeve...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania